Pyetje nr 1:
Doktor dua t`iu bëj një pyetje pak konfidenciale. A mund të jem përsëri e virgjër? Unë e kam humbur virgjërinë dhe dua të kthehem prapë pasi mentaliteti në Shqipëri kërkon që vajza duhet të jetë e tillë përara se të martohet ose në të kundërt nuk të marrin për grua. Ju lutem doktor sepse kam shumë frikë nga reagimi i prindërve të mi dhe i burrit tim të ardhshëm, nqs marrin vesh që unë nuk jam më e virgjër. Çfarë më sugjeroni të bëj vetëm që të rifitoj prapë “virgjërinë time të humbur”. Kam nevojë për një këshillë dhe ndihmën tuaj.
Gjithë të mirat Doktor!
Pyetje nr2:
Doktor,
Doja të dija në se ka ndonjë mënyrë që të zëvendësohet himeni me anë të operacionit?
Unë nuk jam e virgjër, por do të martohem me një djalë që pret të jem e virgjër natën e parë të martesës. E kuptoj që mund të habiteni nga pyetja ime, por unë me të vërtetë kërkoj ndihmën tuaj.
Falemnderit.
Përgjigje:
Operacionet për zëvendësimin e himenit.
Sigurisht ka shumë mënyra për t’i kthyer një vajze virgjërinë teknike, por rëndësi ka virgjëria psikologjike që ti e ke humbur dhe ajo nuk kthehet më. Shqetësimi yt nuk është as i çuditshëm e as i pazakontë. Shumë vajza kërkojnë të dinë? lidhur me eksperiencat e tyre seksuale. Ato duan të dinë si të sillen me partnerët ose? bashkëshortët e ardhëm, kur e kanë humbur virgjërinë dhe nuk duan ta humbasin të gjithë marrëdhënien. Zgjedhja, që bëjnë, për të kryer operacione për ta rikrijuar? himenin, duket drastike dhe me rreziqe. Por, edhe pse kështu, ato vendosin ta kryejnë operacionin, sepse ky është opsioni më i përshtatshëm për to, në rrethanat që janë krijuar.
“Vërtetimi” i virgjërisë është i pabesueshëm, i pakujdesshëm dhe që në shumë raste ngatërron. Himeni që mungon nuk tregon gjithmonë se? një vajzë ka kryer interkursë vaginale. Himeni mund të shqyhet ose zgjerohet nga ecja mbi kalë, nga ushtrimet e baletit, nga vendosja e tamponit, ose nga një ekzaminim gjinekologjik. Madje, disa vajza lindin fare pa himen. Gjaku në çarçafët e natës së parë, që kërkohet si domosdoshmëri në disa kultura dhe shoqëri, siç është dhe e jona, nuk tregon për virgjërinë, ose për interkursën e parë seksuale. Ndryshe nga sa besojnë njerëzit, jo të gjitha vajzat gjakosen në eksperiencën e parë seksuale me penetracion vaginal. Një studim i vogël i publikuar në? British Medical Journal në vitin 1998 jep këtë opinion: Gjinekologia Sara Paterson-Broën intervistoi 41 nga koleget e saj gra mjeke në spitalin e Londrës dhe gjeti se 26 prej tyre nuk kishin pasur gjak në eksperiencën e tyre të parë seksuale, 14 ishin gjakosur dhe njëra prej tyre nuk e mbante fare mend.? Mungesa e gjakosjes u shpjegua nga zgjerimet e mëparshme? të himenit, ose pse disa nga këto gra e kishin himenin natyralisht më e elastik.
Të provosh se je e virgjër, ndonjëherë, ka interes dhe shqetësim të madh për shumë njerëz: për mjekët, për familjet që dëshirojnë të ruajnë traditat e tyre kulturore (në disa kultura ky problem ka të bëjë me transferimin e pasurive, me vetë gjendjen e gruas), për burrat dhe për shoqëritë që besojnë tek virgjëria dhe pastërtia femërore; dhe veçanërisht për vetë gratë. Gratë në shoqërinë tonë dhe në shoqëri dhe familje të tjera tradicionale, ndjehen nën presion, ose detyrohen të zbatojnë nocionin tradicional të pastërtisë. Ato ndjejnë frikën se turpërohen, poshtërohen, torturohen, abuzohen, madje deri edhe vriten, për humbjen e virgjërisë.
Emocionet konfliktuale, shpesh, janë shkak që vajzat të shqetësohen e të kërkojnë “vërtetim” fizik për virgjërinë . Kjo është dëshimi për vërtetësinë, besimin dhe respektin reciprok që përbën gurin e qoshes për marrëdhënie të shëndetëshme. Duke i marë parasysh gjithë këto faktorë, duhet të shtojmë edhe stresin qe jep marrja e vendimit. Ruajtja e vetes dhe siguria, gjithashtu ,luajnë rol vital në proçesin e marrjes së vendimit.
Nëpërmjet një proçedure që quhet hymenorraphy, doktori rikrijon himenin duke qepur së bashku pjesët e mbetura. Operacioni mund të konkludojë me vendosjen e një kapsule xhelatine mbushur me një lëndë që ngjan si gjak që do të cahet gjatë interkursës, dhe që simulon gjakderdhjen. Kur nuk ka mbetur hymen mjaftueshëm, ose gruaja ka lindur pa hymen, një pjesë nga muri i vaginës përdoret për të krijuar këtë ind që mungon. Proçedura është relativisht e thjeshtë dhe kryhet ambulatorisht. Në disa vende, gratë vizitohen pas disa jave pas operadionit? për të kontrolluar efektin fizik që rezultoi nga operacioni dhe problemet emocionale.
Disa kirurgë në vendet Perëndimore e kryejnë hymenorraphinë por, mos u çudisni që shumë mjekë janë të ndarë në opinionet e tyre për kryerjen e operacionit. Disa e konsiderojnë proçedurën një formë të kirurgjisë plastike dhe kundërshtojnë ta bëjnë. Të tjerë frikësohen se kirurgjia cënon barazinë seksuale, pse vajzat të bëjnë atë që nuk e bëjnë djemtë.Të tjerë, e konsiderojnë jo etike, që të lejosh operacione në trupin e pacientit, vetëm, për shqetësime kulturore ose sociale.
Hymenorraphy në përgjithësi është ilegale në vendet ku traditat kulturore i japin shumë rëndësi virgjërisë së nuses para martesës. Proçedura, ndërkaq, akoma kryhet në mënyrë ilegale dhe me çmim të lartë. Kur kjo bëhet ilegalisht, standartet e pastërtisë, trajtimit dhe reputacioni i mjekut janë një gjë tjetër për të cilën ata duhet të shqetësohen. Disa gra japin deri në 2000 dollarë për proçedurën ( e cila zakonisht koston shumë më pak rreth 100 dollarë në disa vende të botës).? Keto janë shumë para.
Gratë shqetësohen sepse operacioni që do të bëhet do të futet në kartelën e tyre personale. Po qe se kjo bëhet në një vend që proçedura është ilegale, ky shqetësim nuk egziston. Disa vende, siç është Holanda, e lejojnë proçedurën e hymenorraphisë që të fshihet nga kartela për ngahera. Gratë që e kryejnë proçedurën legalisht, duhet të pyesin doktorin e tyre në se kjo do të shënohet ose jo në kartelën e tyre.
Nuk e kam të qartë në se ti ke një të fejuar sot, apo shqetësohesh për dikë që mund ta takosh në të ardhmen. Vetëm disa mendime: Sa e sigurtë je ti se burri i ardhshëm pret që ti të jesh e virgjër? A ta ka zënë në gojë? ai, se pret që gruaja të jetë virgjër? A do të bësh , vertet, operacion në qoftë se ai pret që gruaja e tij të jetë e virgjër. A e di ai se jo të gjitha gratë gjakosen, ose kanë dhimbje gjatë interkursës së parë?
Në qoftëse e di me siguri, që ai pret të jesh e virgjër, ti duhet të mbash parasysh disa opsione.? Ti mund të vendosësh të kryesh operacionin, ta gënjesh atë që të evitosh zëmërimin e tij e të familjes së tij dhe të ruash? martesën dhe mundësisht veten. Ose, ti mund ta rishikosh çështjen e martesës tënde me dikë, që pret që gruaja e tij të jetë e virgjër. Ose, ju duhet t’i thoni atij të vërtetën dhe shiko cfarë do të ndodhë.
Ju mund të doni të pyesni veten në se ju e dini që burri juaj i ardhshëm është i virgjër. A e pret ti të jetë i tillë, në qoftë se jo atëhere mëso është ose jo? Në se ai nuk është, ose ju nuk prisni që ai të jetë, si ndjeheni ju nga fakti që ai pret që ju të jeni virgjër? Në se është e qartë se ju duhet të jeni e virgjër pa asnjë konsiderim për të kaluarën e të fejuarit tuaj , atëherë ju do ta gjeni veten në një marrëdhënie jo të shëndoshë, me dikë që në realitet nuk respekton barazinë tuaj në martesë.
Ka mundësi që ti dhe burri jot i ardhshëm të keni bërë një marrëveshje të ndërgjegjshme që të dy të jeni të virgjër në martesë. Po qe se është kështu, atëherë ju nuk jeni e ndershme me të, gjë që nuk është mirë.? Ta fillosh martesën me një gënjeshtër, duket sikur ta fillosh me themele që lëkunden.
Këto janë të komplikuara dhe vendime që provokojnë ankth, por ju duhet të gjeni atë që juve u duhet. Hymenorraphya? është tabu dhe nuk flitet për të në shumë kultura.? Influencat ekonomike dhe kulturore gjithashtu limitojnë zgjedhjet që në të vërtetë ka një grua.