Pyetje:
Përshëndetje zoti doktor, desha tju pyes a mund të kem shenja të shtatzënisë 4 ditë pas kryerjes së marrëdhënieve sepse kam disa shenja temperature, vjellje, urinim të shpeshtë, cregullime të pagjumësisë dhe dhimje të barkut në anën e majtë. A mund të ketë efekt testi shtëpiak, edhe pse më duket se është ende herët për ta zbuluar shtatzëninë.
Përgjigje:
Jo, nuk ka shenja shtatzënie katër ditë pas marrëdhënies. Madje, shenja nuk ka as më vonë. Disa javë pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur, një test për shtatzëninë, mund të provojë praninë e saj. Testin mund ta bëni në shtëpi pasi ta keni blerë kitin në farmaci, ose ta bëni tek zyra e mjekut. Mos bëni seks të pa mbrojtur. Përdorni kondomin sa herë bëni seks. Ai u mbron nga shtatzënia e padëshiruar dhe nga infeksionet seksualisht të transmetueshme, që janë shpesh të rrezikshme për shëndetin. Po qe se je nën 18 vjec, përpiqu të heqësh dorë nga seksi penetrant vaginal, qoftë ai edhe i mbrojtur. Ka plot mënyra të tjera, që dy të rinj nën moshën 18 vjec, të kënaqen seksualisht me njëri tjetrin. Ka përqafime, përkëdhelje, masturbim reciprok, seks oral dhe shumë të tjera, mjafton të jeni me fantazi.
Pac fat e shëndet
Doktori