Pyetje:
Përshëndetje. Më falni nëse po pengoj dicka, por isha duke lexuar në web faqen tuaj dhe shpresoj që do të më ndimoni me pyetjen time.
Jam 25 vjec, e martuar dhe nga burri kam marrë një infeksion seksual të cilin më herët as që e kam ditur që egzistonte. Bëhet fjalë për Klamydia. Pyetja ime është se a mund të ngel shtatzanë edhe pse jam e infektuar? Ju lutem më ktheni përgjigje. Ju faleminderit.
Përgjigje:
Ti je infektuar me një sëmundje që jep shkallë të lartë infertiliteti, pra të pamundësisë së gruas për të ngjizur fëmijë.
Unë besoj se je testuar dhe je diagnostikuar dhe pa dyshim që je mjekuar.
Si do që të jetë për të ditur më shumë lidhur me Chlamidian po të dërgoj një pjesë nga libri im “Mësoni për Seksin” që e kam shkruar për të rinjtë.
Lexojeni të dy me gjithë burrin. Këshilla ime është: Kurrë mos bëni seks të pambrojtur, pra pa kondom.
Shko vizitohu dhe testohu tek obstetër/gjinekologu. Mjekohuni të dy. Po nuk u mjekua dhe burri ai përsëri do të te infektojë. Klamidia hap rrugën për t’u infektuar edhe prej SIS si dhe prej HIV/AIDS
Të uroj shëndet e fat.
Doktori.
Klamydia
Chlamidia transmetohet më shpesh gjatë seksit vaginal dhe anal dhe më rrallë gjatë seksit oral dhe me gishtat nga një trup në tjetrin. Eshtë SIS shumë e zakonshme dhe shpesh është pa simptoma; 75-80% e grave dhe 40-50% e burrave nuk e dinë që kanë chlamidia, po qe se nuk testohen, ose një partner i mëparshëm nuk i njofton se është testuar si pozitiv për klamidia.
Kur ka simptoma, burrat vënë re sekrecione të pastra ose si qelb, dhimbje dhe djegje kur urinojnë dhe mundësisht inflamacion të dhimbshëm në një ose dy testikujt, zakonisht, 5-21 ditë pas infektimit. Epididimiti ( infeksioni i një testikuli ) shkakton dhimbje skrotale, skuqje dhe enjtje.
Gratë me klamidia mund të kenë shumë sekrecione vaginale, më shumë se normal, dhe ndonjëherë gjakderdhje midis periodave dhe pas interkursës. Disa kanë dhimbje gjatë urinimit, në fund të barkut dhe në pelvis, temperaturë të lartë, të përzjera dhe dhimbje koke.
Klamidia është njëra nga katër bakteriet e uretriteve jogonokoksike(NGU). Testet për diagnostikim janë me shumë rëndësi për të gjetur se cila SIS është aktive.
Në Amerikë ka afërsisht tre milion raste të reja me klamidia cdo vit. Pakësimi i rasteve me klamidia vihet re kur rritet përdorimi i kondomeve dhe kur testimet dhe mjekimet bëhen më mirë. 74% e rasteve me chlamidia janë në 15 deri 24 vjecarët.
E lënë pa mjekim, klamidia, mund të shkaktojë PDI, ose sëmundjen inflamatore pelvike, që është shkak me rëndësi për infertilitet (mospjellshmëri )tek gratë dhe më pak tek djemtë. Shtatë nga dhjetë raste me PID, vihen re në adoleshentët dhe në të rinjtë. Gonorea dhe mikroorganizmat e tjera infektive, prekin qafën e mitrës, uterusin, dhe ovaret, ato shkaktojnë dhe PID.
Rreth 20% e grave me klamidia të pamjekuar dhe 10% me gonore të pamjekuar zhvillojnë PID. Fatkeqësisht, shumë gra me PID nuk diagnostikohen dhe nuk mjekohen. Shumë nuk kuptojnë se kanë PID deri sa të kuptojnë se janë infertile dhe më në fund janë diagnostikuar me tuba Fallopi të bllokuara. Por nuk mjafton rreziku i PDI, gratë me klamidia janë tre deri pesë herë më të prekura nga HIV-i, një arsye tjetër pse duhet testuar për të dya për HIV dhe klamidia.
Përsa kohë klamidia dhe PID mbeten pa shenja, kulturat e rregullta dhe testet e urinës për klamidia dhe gonorea rekomandohet t’i bëjnë të gjitha vajzat dhe djemtë që janë seksualisht aktivë, vecanërisht, po qe se dashnorët e tanishëm ose të më parshim të tyre nuk i përdornin kondomet në mënyrë konsistente.
Kur ka simptoma për PID, ato janë të ngjashme me simptomat e klamidias dhe gonoresë. Klamidia, gonorea dhe Sëmundjet Infektive Seksuale të tjera duhet të testohen dhe mjekohen seriozisht nga njerëz dhe klinika të specializuara. Ajo që ju mund të bëni është të testoheni dhe të përdorni kondomet. Përdorimi konsistent i kondomeve e përgjysmon rrezikun për PID.
Infeksioni me klamidia dhe me NGU të tjera mjekohen me antibiotikë, zakonisht doxycycline ose Azithromycin. Deri sa gonorea mund të jetë bashkë me klamidian, oflaxacina përshkruhet shpesh së bashku me të parat për t’i mjekuar të dy infeksionet. Vaksinë kunder klamidias sot nuk ka, por mund të ketë më vonë. Por për cfarë të vaksinoheni më parë. Eshtë më lehtë të mbroheni, pra kontrolle dhe të përdorni kondomin.
Një shtam i vecantë i klamidias mund të shkaktojë Lymphogranuloma venereum (LGV), një infeksion i rrallë që transmetohet nëpërmjet kontakteve të pambrojtura anale, orale, ose gjenitale. LGV duket se është më e zakonshme tek burrat gay. Pritet që rastet me LGV të shtohen me shtimin e homoseksualëve dhe lirive të tyre. Shenjat e kësaj sëmundje janë ulcere gjenitale, anale dhe në gojë, ënjtje të moduseve limphatike dhe reaksione të ngjashme me influencën. Antibiotikët e kurojnë sëmundjen. Ata që janë pozitiv në analiza për LGV, duhet të testohen edhe për SIS të tjera.