Pyetje:
Përshëndetje, ju kam shkruar dhe një herë më parë, por tani doja të dija dicka për të cilën kam informacione shumë të ngatërruara. Doja të dija nëse është e mundur që një femër të mbesë shtatzënë që në marrëdhënien e parë seksuale?
Përgjigje:
Zakonisht, ndodh rrallë, që një vajzë të mbetet shtatzënë që në marrëdhënien e parë seksuale. Por kjo nuk është e pamundur. Ka shumë vajza që ngelen shtatzëna që në herën e parë.
Eshtë shumë mirë që kondomi të përdoret që në marrëdhënien e parë seksuale. Në këtë mënyrë do t’i shpëtoni infeksioneve dhe shtatzënisë së padëshiruar. Për më shumë akoma, do të mësoheni që të bëni vazhdimisht seks të mbrojtur me kondom.
Pac fat dhe shëndet
Doktori