Pyetje:
Doktor jam një vajzë 19 vjeç. Kam 1 vit që jam martuar dhe nuk kam arritur kurrë orgasmën gjatë marrëdhënies me burrin. Kur masturboj e arrij pa problem. Desha të pyes a ndikon mosarritja e orgazmës në mundësitë për të patur fëmijë…? Ju lutem më ndihmoni. Faleminderit.
Përgjigje:
Ti ankohesh se nuk e ke arritur orgasmën kur bën seks me burrin, ndërsa e arrin atë kur masturbon. Mos u shqetëso. Ju të dy do të mësoheni të bëni seks më mirë dhe t’i do ta arrish kënaqësinë seksuale edhe me burrin. Ti nuk je nga ato vajza që e kanë të vështirë ose të pamundur arritjen e orgasmës, për deri sa? e arrin me masturbim.
Pse nuk masturbon edhe kur je duke bërë seks me burrin, ose burri të të masturbojë ty? Ti mund të jesh një nga ato vajza që ke nevojë të stimulosh klitorin për të arritur kënaqësinë. Kërko nga burri të bëjë tek ty atë që ti dëshiron. Ta ngacmojë klitorin tënd me gishta me lubrifikant, ose me buzët dhe gjuhën e tij. Seksi oral është shumë i pëlqyer për grate dhe burrat. Para disa ditësh në blog kam shkruar për seksin oral. Lexojeni të dy. U premtova lexuesve se do t’u dërgoja disa skica për seksin oral tek vajzat e gratë dhe sot po ua dërgoj. Lexo në blog edhe letrën e një shoqes suaj, Julias. Mësoni të bëni seks siç bëjnë Julia dhe Dritani.
Lidhur me shqetësimin se a mund të mbetesh shtatzënë pa arritur orgasmën, nuk ke arsye të shqetësohesh. Vajzat dhe gratë mbeten shtatzëna edhe pa e arritur orgasmën, po qe se faktorët e tjerë janë normalë tek ty dhe tek burri. Çdo çift që kërkon të ngjizë fëmijë dhe nuk e arrin dot këtë për një vit, duhet të shkojnë tek mjeku. I pari duhet të bëjë analizën burri. Po qe se spermatozoidet e tij janë normale në analizë, pas kësaj gruaja duhet të fillojë të ekzaminohet për vete. Burrat nuk e kanë qejf këtë porosi, por kjo duhet kryer.
Uroj fat e shëndet
Doktori