PYETJE:
Doktor,
Jam një grua rreth të tridhjetave. Sa herë bëj seks arrij në orgasma të mrekullueshme. Më duket sikur vetëm unë jam e aftë ta provoj këtë. Të lutem mund të më shpjegoni pse të jep ndjenja kaq të mrekullueshme arritja e orgasmës?
Faleminderit. Një grua e kënaqur.
PËRGJIGJE :
Të lumtë që je e kënaqur dhe uroj që të ketë sa më shumë gra kështu si ti.
Kënaqësia e orgasmës ndodh për të njëjtën arsye që ndjehesh e kënaqur kur ha një çokollatë të mirë, kur shikon perëndimin e diellit në bregdet, kur dëgjon një muzikë të bukur, e plot evente të tjera ndjesore. Kjo është mënyra si është ndërtuar sistemi ynë nervor…
Ti ke të drejtë. Orgasma jep disa ndjesi speciale. Rritja e fluksit të gjakut në organet gjenitale, që ndodh gjatë orgasmës, jep një ndjenjë të veçantë ngrohtësie që shpërndahet nga pelvisi poshtë, në të gjithë trupin. Ky është efekti fizik i orgasmës.
Por ka edhe një efekt të fuqishëm emocional. Orgasma, zakonisht sjell ndjenjën e çlirimit nga tensioni seksual që rritet gjatë eksitimit seksual dhe kjo jep kënaqësinë e madhe. Dhe kjo ndodh vetëm atëherë kur ju jeni me një person tjetër që ndjehet po aq mirë sa edhe ju.
Së fundi, gjatë orgasmës, disa njerëz plotësojnë edhe një dimension spiritual. Ajo është shansi për të provuar perfeksionin e trupit dhe lidhjen hyjnore me të gjithë universin. Ja pse shumica e njerëzve klithin “O Zot!” në ato momente. Francezët e quajnë orgasmën “Vdekja e vogël”(Le petit mort), sepse ndodh një lloj vdekje e këndshme spirituale gjatë orgasmës.
Për të gjitha këto arsye, askush deri më sot nuk ka arritur ta përshkruaj me sukses orgasmën. Kënaqësia është aq intensive sa që në asnjë gjuhë të botës nuk gjenden fjalë që të kenë forcën ta përshkruajnë atë.
Mjerë ata që nuk e kanë provuar.