Pyetje:
Jam një grua e martuar me dy fëmijë. Vajzën 17 vjeçe dhe djalin 14 vjeç. Jam martuar në moshën 20 vjeçe? me shkuesi. Ishte një martesë normale. Në moshën 35 vjeç u dashurova me një 40 vjeçar . Dua të them se me të u ndjeva femër për herë të parë në të gjitha aspektet, përfshirë dhe anën seksuale.
Mora shkas nga artikulli juaj botuar në ” Shekulli” për orgazmën. Unë vetëm në njohjen me të e kam realizuar dhe e di çdo të thotë. Tani dua të di nga ju përse gjithë kjo vonesë tek unë në lidhje me dashurinë që më mrekullon jashtë mase, sa jam gati të sakrifikoj gjithçka.
Ju faleminderit shpresoj të më jepni një përgjigje në lidhje me ketë. Ju uroj shëndet të plotë!
Përgjigje:
Pyetjen tënde me siguri e bëjnë edhe shumë gra të tjera. Ti pate kurajën ta bësh hapur, të lumtë. Të tjerat akoma nuk e kanë kurajën të pyesin. Siç thua edhe ty, për orgasmën kam shpjeguar edhe më parë, por me sa duket, pyetjet për të nuk kanë të sosur. S’ka si të jetë ndryshe, është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës…. Është fatkeqësi për ato që nuk e provojnë. Rreth 30% e grave nuk e kanë provuar kurrë në jetë kënaqësinë e orgazmës. Ti e provove me vonesë, të jesh e kënaqur.
Ju doni të dini pse e provuat orgazmën kaq vonë dhe pse vetëm pasi ratë në dashuri me një burrë tjetër?.
Ka shumë arsye pse një grua nuk e arrin orgasmën, ose pse nuk e arrin në shumicën e herëve që bën seks. Kjo do të jetë subjekti i një shkrimi tjetër.
Shpresoj që shumicën e arsyeve pse e arrite orgasmën kur re në dashuri ti i di vetë, por në këto shpjegime do të tregoj se si gratë, në shumicën e rasteve, e kanë në dorë të tyre rritjen e kënaqësisë seksuale.
Shpresoj që në shpjegimet e mëposhtme do të gjesh edhe përgjigje më të plotë për pyetjen tënde.
Që në fillim dua të them se:
1.? Nuk është partneri seksual që i bën gratë ta duan seksin.
2. Nuk është trupi i tyre perfekt që i ndihmon të kënaqen nga marrëdhënia seksuale.
3. Nuk është as fati që i ndihmon ato ta gëzojnë? seksin.
Mbajeni mend mirë: Gjithçka varet nga vetë gratë.
Ato? që e pëlqejnë seksin, janë bërë vetë eksperte të kënaqësisë së tyre seksuale. Edhe ty e pëlqeve seksin dhe arrite orgasmën tamam kur mësove ta duash atë.
Çfarë duhet të bëjnë gratë që ta pëlqejnë seksin?.
1-Të Mendojnë Pozitivisht.
Çdo grua duhet ta ketë të qartë se jeta e saj seksuale do të pësojë ngritje, po qe se do të përmirësojë mënyrën si mendon për seksin.
Neuroshkenca moderne mëson: Çdo mendim ka në trup një realitet biokimik. T’i ngresh mendimet dhe emocionet në një shkallë më të lartë, kjo do të thotë t’i shoqërosh ato me një miksturë neuropeptidesh dhe hormonesh tërësisht të ndryshme, nga ato kur mendimet janë të panikut, të frikës dhe të zemërimit.
Porosia praktike që rrjedh nga ky konkluzion shkencor është i qartë: Kënaquni me mendime që prodhojnë biokiminë e shëndetit dhe të gëzimit.
Mendimet që një grua ka në kokë për seksin, kanë më shumë rëndësi nga? kofshët e holla e të gjata, ose gjinjtë e kërcyer e të bëshëm që ajo dëshiron të ketë. Seksi është dhe duhet të jetë kënaqësi. Kur gruaja është e lodhur, e konsumuar dhe në kokë i sillen mendime e dyshime të tilla si: “Çfarë do mendojë ai për mua?”,? “Jam e rëndomtë, jo tërheqëse dhe e pa përshtatshme për të “ si dhe shumë të tjera si këto, pa dyshim, që edhe kënaqësia që do të marrë nga seksi? nuk do të jetë e plotë.
Fatkeqësisht, shumica e grave kanë mendime jo pozitive për trupin e tyre dhe për performancën seksuale.? Në këto kushte ato duhet të mësojnë të përqendrohen në kënaqësinë dhe në mesazhet e shëndetshme reciproke që i dërgojnë njeri-tjetrit, gjatë marrëdhënies seksuale. Ato, gjatë aktit seksual nuk duhet të shqetësohen dhe ta kenë mendjen se si do të performojnë, por ta jetojnë marrëdhënien seksuale.
Shumë gra gjatë marrëdhënies seksuale përqendrohen më shumë në kënaqësinë e partnerit dhe e harrojnë kënaqësinë e tyre. Ato kërkojnë të gjejnë pikat favorite të tij. E puthin partnerin nga të gjitha anët, pa guxuar t’i thonë se “më vjen mirë kur ndjej trupin tënd afër trupit tim” ose “më vjen mirë kur më puth në qafë”, e të tjera si këto.
Çdo grua duhet ta dijë se asnjë burrë kur është në shtrat me të nuk mendon se kofshët e saj janë të trasha. Këtë e mendon vetëm ajo, sepse gratë kanë tendencën t’i zmadhojnë të metat e tyre trupore dhe u mbetet mendja në gjëra të vogla, që askush nga burrat nuk i vë re kur është në shtrat.
Gjatë marrëdhënies seksuale gruaja duhet të jetë plot besim. Vetëm konfidenca është ajo që do ta bëjë seksin më të kënaqshëm për të dy, për gruan dhe për partnerin e saj…(Vazhdon)