5-Ta Lënë Imagjinatën të shpërthejë.
Gratë që e duan seksin kanë edhe fantazi seksuale të shëndosha. Disa gra mundohen t’i shtypin ose t’i injorojnë fantazitë seksuale. Këtë e bëjnë se e konsiderojnë faj dhe bezdisje të kenë fantazi seksuale. Gratë, lidhur me fantazitë bëjnë këto dy pyetje:
1. A është e vërtetë se kush fantazon nuk ka jetë seksuale të vërtetë ?
2. A është tradhti bashkëshortore kur fantazon seksualisht për dikë tjetër veç burrit?
Të mos shqetësohen dhe të mos bëjnë të tilla pyetje, por t’i lënë fantazitë e tyre krijuese të rrjedhin lirisht. Fantazitë i ndihmojnë të eksplorojnë? nëpër tabutë seksuale në mënyrën më të sigurtë dhe më private. Askush nuk i di fantazitë e tyre. Ato janë rezervuari ku janë mbytur dëshirat e tyre sekrete, që? ia kanë refuzuar vetes si gra të rritura dhe të përgjegjshme.
Të ëndërrojnë skenarë seksualë pa partnerin, kjo është natyrale dhe e shëndetshme. Le të bredhë imagjinata e shfrenuar në akte seksuale që nuk do të kishin guximin t’ia përshkruanin askujt tjetër… Askush nuk do të dijë për fantazitë e tyre. Ato janë vetëm të tyret (pavarësisht që shumë gra do të kishin dëshirë t’i ndanin me ata që fantazojnë)
Fantazitë inspirojnë për jetë seksuale në lartësi të reja të paprovuara. Në qoftë se skenari seksual nxit diçka të re në mendjen e grave, ose u jep atyre kënaqësi të paprovuara më parë, ato bëjnë mirë të pyesin veten:
Ç’do të thotë kjo për mua? A mund të veproj sipas fantazive? Edhe sikur të përgjigjen me një “jo” sepse nuk guxojnë, kjo do t’i ndihmojë të gjejnë çelësin emocional që i eksiton më shumë.
Në qoftë se fantazitë janë të tipit sadomozokistik (S&M), në këtë rast ato do të kuptojnë llojin e seksit që është më i mirë për to. Në qoftë se fantazojnë një dhomë gjumi me qirinj, me mbulesa prej kadifeje,? ose me veshje të brendshme seksi dhe këto ua shtojnë kënaqësinë për seks, atëherë le të përpiqen t’i krijojnë këto kushte. Gratë në fantazitë mësojnë se çfarë ka më shumë sukses për jetën e tyre seksuale. Kjo do t’i ndihmojë ta çojnë jetën seksuale përtej ëndrrave të tyre më të çliruara.
6- Të? Masturbojnë
Gratë që e duan seksin më përpara dhe më shumë nga çdo gjë, duan veten e tyre. Kjo përkthehet: Ato masturbojnë.
Duke masturbuar gratë kuptojnë se orgazma është edhe pak lëvizje larg. Kjo i mbush ato plot besim dhe i bën qenie seksuale. Askush të mos çuditet nga statistikat. Studimet tregojnë se më shumë se 2/3 e grave masturbojnë rregullisht. Deri sa kaq shumë gra në botë që masturbojnë, atëherë askush nuk duhet të hezitojë.
Sapo të arrijnë orgasmën solo, ato do të bëhen seksualisht më konfidente, sepse mësuan çfarë i eksiton dhe i çon në orgasmë. Shumë gra e arrijnë orgasmën më shpejt dhe më lehtë me masturbim se me interkursë seksuale. Shumica e grave mund ta arrijnë orgasmën me masturbim brenda tre minutave. Me partner, në rastin me të mirë, duhet rreth 20 minuta. Por mos harroni: Mbi 30% e grave nuk e kanë provuar kurrë kënaqësinë e orgasmës, pavarësisht përpjekjeve që bën partneri.
Duke arritur orgazmën me masturbim gratë mësojnë ç’është orgazma dhe këtë eksperiencë të re që mësuan duke vetë-masturbuar, do ta sjellin në dhomën e gjumit kur do të jenë me partnerët e tyre.
Për të gjitha gratë që nuk arrijnë, ose e arrijnë me zor orgasmën, zgjidhja më e mirë është masturbacioni dhe arritja e orgasmës me ndihmën e tij. Ato duhet të jenë të kujdesshme dhe të fiksojnë mirë çdo gjë që bëjnë për t’u vetë-eksituar dhe për të arritur orgasmën.? A i prekën gjinjtë apo barkun?. Me cilën teknikë masturbuan?. A imagjinuan dikë gjatë masturbacionit?
Këtë informacion gratë nuk duhet ta mbajë për vete!. Ato duhet t’u? tregojnë burrave atë që atyre u duhet, ose akoma më mirë t’ua demonstrojnë atyre veprimet që i çuan në orgasmë. Nuk ka dyshim se të dyve u duhet pak durim dhe praktikë që ai të mësojë si ta prekë, sa kohë ta prekë dhe me çfarë teknikë ta prekë. Burrat duhet të imitojnë atë që gratë bënë vetëm. Sapo të arrihet suksesi, çiftet do ta kapërcejnë frustrimin dhe ankthin për arritjen e orgasmës. Ata do ta shikojnë plot optimizëm jetën e tyre seksuale dhe do ta pëlqejnë atë edhe më shumë.
Për gratë që nuk kanë arritur orgasmën dhe nuk kanë provuar asnjë herë të masturbojnë, këshilla për to është e qartë dhe e prerë: Të fillojnë? tani të masturbojnë. Gjenitalet e tyre janë pjesë e trupit të tyre, siç janë edhe të gjitha pjesët e tjera. Ato pjesë e meritojnë vëmendjen e tyre. Në se akoma ndjehen të turpëruara ose në ankth prej masturbimit, le të përpiqen të lexojnë libra që shkruajnë për masturbacionin. Ka plot libra shkencore për orgasmën në të gjitha gjuhët e botës. Në shqip le të lexojnë librin e Dr. Ademit “Seksualiteti dhe Seksi-Një libër për të gjithë”. Në qoftë se leximet për orgasmën nuk i shkojnë stilit të tyre, atëherë le të bisedojnë me një seksterapist…(Vazhdon)