Pyetje:
Cila është mosha më e përshtatshme për një të ri-e që të vazhdojë marrëdhënie seksuale dhe sa të përgatitur duhet të jenë. ?farë duhet tju themi ne si pridër, sepse fëmija im duhet të jetë i mirë informuar dhe i vetëdijshëm për atë që bën. Edhe pse jam prind nuk di se ?farë tju tregoj dhe nga se tja filloj.
Përgjigje:
Pyetja jote është shumë e bukur. Ka shumë rëndësi që për këtë, të dinë të rinjtë dhe prindërit e tyre.
Une kam shkruar disa herë për këtë temë, në gazeta dhe në këtë blog.
Së pari duhet të bëjme një dallim lidhur me marrëdhëniet seksuale të të rinjve. Ka puthje, përqafime, fërkime, përkëdhelje të thella që i cojnë të rinjtë deri në orgasmë. Ka seks oral me lëpirje të organeve gjenitale, ka dhe marrëdhënie seksuale të mirëfillta me penetrim vaginal.
Biologjikisht dhe fizikisht, dy të rinj janë të aftë të bëjnë seks edhe penetrat vaginal sapo u fillon adoleshenca. Por ata nuk duhet të bëjnë seks penetrant vaginal përpara se të arrijnë njëe moshë relativisht të pjekur që është 18-19 vje?. Pse ? Sepse psikoemocionalisht, ata nuk janë të aftë të përballen me rreziqet që ka seksi penetrant vaginal. A mund të jetë nënë një vajzë pesëmbëdhjetë vjecare? Po baba a mund të jetë një djalë 16 vje?? Ata, në këtë moshë janë fëmijë për vete dhe kanë nevojë për prindërit e tyre që të vazhdojnë rritjen dhe edukimin. Fëmija në këtë moshë është vështirësi dhe pengesë për jetën e tyre.
Por kjo nuk do të thotë që ata nuk duhet të gëzojnë kënaqësinë seksuale me njëri-tjetrin me të gjitha format e marrëdhënieve me përjashtim të seksit vaginal penetrant.
Prindërit, nuk duhet t’i pengojnë fëmijët të përfshihen në marrëdhënie të kënaqëisë seksuale me njëri tjetrin në të gjitha format edhe njëherë me përjashtim të seksit penetrant vaginal.
Në faqen e parë të blogut, në shkrimet kryesore keni një shkrim për mënyrën si duhet të flisni me fëmijët për seksin, lexoje
Për ilustrim po sjell për ty dhe gjithe prindërit e tjerë, një pyetje që ma ka dërguar një vajzë dhe përgjigjen që i kam dhënë unë asaj.
Letra
Jam 16 vje?e dhe ndjej se jam e rritur mjaftueshëm për të bërë seks oral. Prindërit e djalit tim, bastisën dhomën e tij kur ai ishte dje në shtëpinë time dhe ata gjetën një shënim që ne e kishim shkruar në mësim, lidhur me një seks oral që kishim bërë. Ai më shkruante se i kishte pëlqyer shumë dhe donte të dinte në se unë dëshiroja ta bëja përsëri.
Dakord, prindërit e tij u mërzitën dhe ata telefonuan prindërit e mi. Tani mua më kanë ndaluar ta shikoj atë djalë për një muaj, mundet dhe më shumë. ?farë kam bërë unë që ishte kaq gabim sa të meritoj këtë ndëshkim të ashpër? Mëma më tha se kish humbur gjithë besimin tek unë dhe unë nuk do ta shoh më atë djalë përsëri, po qe se nuk do të rifitoj besimin e saj. Babai nuk u shqetësua prej kësaj.
Jam shumë e mërzitur. Jam e hidhëruar deri në atë pikë sa nuk mund të ha, nuk mund të fle, ose të bëj gjë tjetër pa qarë. Nuk ndjej se kam bërë ndonjë faj. Unë nuk mund ta marr në telefon atë, nuk i dërgoj dot e-maile dhe asgjë tjetër, absolutisht, asnjë kontakt. ?do të thotë kjo, që të mos na lejojnë të bëjmë asgjë përsëri? Ne vetëm bëmë seks oral NJëHERë. U betova, por nëna nuk më beson mua. Unë kam dashur të bisedoj me të, për gjëra si kjo, shumë kohë më parë, por ajo nuk është një person me të cilën mund të bisedosh kollaj për këto gjëra. ?farë të bëj? A kam bërë gabim që provova me djalin që e dua, di?ka që më pëlqente ?
Përgjigje e Letrës:
Ti dhe dashnori yt nuk keni bërë gabim. Babai duket se është më i ekuilibruar nga nëna, por, fatkeqësisht, babai nuk e kundërshtoi ndëshkimin e papërshtatshëm të nënës irracionale. Dyshoj se nëna ndjen, akoma, frenimet dhe restrikcionet e saj seksuale, që nga koha kur ajo ishte e re. Ajo kërkon të imponojë ato kufizime dhe restrikcione të saj mbi ju. Kjo është sjellje, krejtësisht, e paarsyeshme nga ana e nënës. Si mund të presë ajo që ju të mos komunikoni dhe të mos shikoni dashnorin tuaj.
Ti duhet t?i bësh bashkë babain dhe nënën dhe të përpiqesh të arsyetohesh me ta. Thuaju se dëshiron të diskutosh hapur me ta për seksin dhe për marrëdhëniet. Mundet, që ata të hedhin hapa të vogla përpara, për t?u bërë prindër ndihmues, në këtë fiasko që vetë e ndërtuan. Diskutimi me prindërit, është e vetmja mënyrë, që ju të rifitoni besimin e nënës dhe ajo të mësojë t?u besojë juve dhe t?i besojë vetes. Ajo ka nevojë të ndri?ohet dhe të hyjë në realitetin seksual të adoleshentëve të shekullit të njëzet- e- një.
Uroj shendet e fat per ju dhe femijet tuaj
Doktori.