Pyetje:
Përshëndetje, jam 22 vjeç dhe kam kryer marrëdhënie për herë të parë me kondom. Pas 4 ditësh kreva përsëri marrëdhënie, përsëri me kondom por kam shumë djegie sidomos pas urinimit dhe më dalin? nja 2-3 pika si ngjyrë rozë! Ndoshta janë irrituar muret ngaqë kam bërë seks shumë shpejt nga hera e parë, se gjatë aktit herën e dytë kam pasur shumë dhimbje! ju lutem më ktheni përgjigje.
Përgjigje:
Ti thua se ke kryer marrëdhënien e pare seksuale me kondom. Shumë mirë. Kondomet janë me shumë rëndësi për seksin e sigurtë.
Por infeksioni mund të ndodhë edhe kur preken organet seksuale me duar të papastërta, ose kur gjatë paralojes seksuale penisi i infektuar i djalit pa kondom, prek organin tënd seksual ose futet në vaginën tënde dhe kondomi vendoset pasi penisi të ketë hyrë e dalë disa herë në vaginë.
Shqetësimi yt mund të jetë edhe nga iritimi i vaginës prej aktit seksual,veçanërisht, nga interkursat e shpeshta. Mund të ketë edhe një gjëndje alergjike nga kondomi.
Sigurisht, për shqetësimin tënd mund të ketë shumë arsye.
Në qoftë se nuk qetësohesh, shko vizitohu tek një Obstetër/Gjinekolog.
Paç fat e shëndet.
Doktori.