Pyetje:
Përshëndetje doktor , jam 22 vjeç dhe i kam gjinjtë e fryrë dmth kokërr si të isha 14 vjeç në pubertet…kam kohë që jam kështu dhe jam shumë i shqetësuar… Në plazh nuk shkoj dot , në verë mundohem të vesh bluza të gjera që mos të ngjaj keq sepse jam edhe i dobët , ju lutem më thoni çfarë kam edhe ku mund të vizitohem ? Faleminderit.
Përgjigje:
E kuptoj shqetësimin tënd. Këto shqetësime i kanë të gjithë djemtë që vuajnë nga kjo gjëndje. Ti nuk më thua a je vizituar tek doktori ose jo. Sido qoftë bën mirë të vizitohesh nga doktori jot, ose nga një doktor Endokrinolog. Ai do të të orientojë më mirë.
Me që m’u drejtove me këtë pyetje po të dërgoj një përgjigje që do të të vlejë ty dhe gjithë shokëve të tu që vuajnë nga ky shqetësim.
Pac fat dhe shëndet
Doktori
Burrat me gjinj të mëdhenj
Ti vuan nga Gjinekomastia, kështu quhet me gjuhe mjekësore kjo që të shqetson ti. Ka dy gjëndje që duhet të dallohen:? a-Gjinekomastia dhe
b-Pseudogjinekomastia.
Kjo e fundit është emri për një sasi të tepërt të dhjamit të vendosur në gjinjtë. Ndërsa Gjinekomastia është? një gjendje ku ka rritje të vërtetë të indit gjëndëror, në gjinjtë e një burri. Kjo ndodh për shumë arsye, të cilat do t’i shpjegoj më poshtë.
Po qe se gjinjtë e tu të mëdhenj, kanë lidhje me dhjamin ekstra në muskulin tënd të gjoksit, atëherë, në regjimin tënd ditor fut ushtrimet dhe dietën. Nuk ka afate se sa kohë do të duhet që gjinjtë e tu të marrin formën normale, por ushtrimet dhe të hash më mirë, do të bëjnë të ndjehesh dhe të dukesh më mirë.
Nuk ka nevojë të shkosh në palestër që të vish në formë, ka plot gjëra që mund t’i bësh në shtëpi. Ecë, vrapo, hip në biçikletë. Bëj këto ushtrime tre ditë në javë, për 30-45 minuta çdo herë, në park ose në rrugë. Do të ishte mirë sikur të bëje disa ushtrime për forcim trupor. Në rastin tënd pompat mund të ishin më të mirat, sepse këto formojnë mirë muskujt e gjoksit. Këto ushtrime bëhen kudo dhe kurdo. Ushqimi luan rol me rëndësi. Ha pesë deri gjashtë herë në ditë, në sasi të vogla. Kjo është më mirë se sa të rish pa ngrenë. Zakonet dietetike ekstreme, si uria, janë jo vetëm të pashëndetshme, por nuk ulin në peshë për kohë të gjatë.
Bëj ushtrimet dhe ushqimin pjesë të jetës tënde të përditshme. Kjo është më e mirë, se sa të marrësh suplemente për të rënë në peshë. Ilaçet për të rënë në peshë, sipas studimeve më të fundit,? janë një rregullim i shpejtë që nuk kanë sukses. E vetmja humbje në peshë, që kjo mënyrë garanton, është pesha e pareve që fluturojnë nga xhepi.
Tani të flasim për konditën e dytë për gjinekomastinë si sëmundje.
Gjinekomasti- quhet rritja e gjinjve tek djemtë ose burrat. Kjo rritje shkaktohet nga prishje e balancës midis hormonit estrogjen dhe testosteronit. Si rezultat i ndryshimeve në sasinë e hormoneve të porsalindurit, djemtë në pubertet dhe burrat e moshuar, janë ata që? vuajnë më shpesh nga gjinekomastia.? Ka edhe shkaqe të tjera, veç atyre hormonale për gjinekomastinë.
Përgjithësisht, gjinekomastia, nuk është një problem serioz, por e vështirë është që djali ose burri të pajtohet me këtë gjendje, ashtu sic ndodh edhe me ty.
Burrat dhe djemtë me gjinekomasti, ndonjëherë, ndjejnë dhimbje të gjinjve si dhe shqetësime të tjera.
Gjinekomastia mund të kalojë vetiu, por ka edhe mjekime që ndihmojnë të balancohet niveli i hormoneve. Në disa raste, kirurgjia që bëhet për të hequr? inde nga gjinjtë, është një mundësi tjetër mjekimi .
Ju nuk thoni në se kini ankesa, por po qe se keni ënjtje, dhimbje, forcim të gjinjve dhe rrjedhje nga thithkat e njërit, ose të dy gjinjve, ju duhet të shkoni tek doktori.
Gjinekomastia shfaqet kur ulet sasia e hormonit testosteron në krahasim me estrogjenin. Shkak për uljen e nivelit të testosteronit mund të jenë ato gjendje shëndetësore që bllokojnë ose pakësojnë efektin e testosteronit, ose ato gjendje që rritin nivelin e estrogjenit. Balanca hormonale prishet për këto arsye:
•? ? ? Nga ndryshimet hormonale
•? ? ? Nga përdorimi i disa barnave
•? ? ? Nga disa kondita mjekësore të veçanta.
Në 25% të rasteve me gjinekomasti, shkaku i saj nuk? gjendet.
Balanca testosteron – estrogjen
Hormonet testosteron dhe estrogjen kontrollojnë zhvillimin dhe mbajtjen e karakteristikave seksuale tek burrat dhe gratë. Testosteroni kontrollon gjurmët mashkullore siç janë masa muskulore dhe qimet e trupit; estrogjeni kontrollon shenjat femërore, midis tyre dhe rritja e gjinjve.
Shumica e njerëzve mendojnë se estrogjeni është një hormon ekskluzivisht femëror, por duhet të dini se estrogjeni prodhohet edhe? në trupin e burrave,? ndonëse,? në sasi të vogla. Estrogjeni tek burrat ndihmon të rregullohet densiteti i kockave, prodhimi i spermatozoideve dhe forma e burrit për seks. Por, kur niveli i estrogjenit tek meshkujt është shumë i lartë ose është prishur balanca me nivelin e testosteronit, në këtë rast? mund të shfaqet gjinekomastia.
Gjinekomastia tek të porsalindurit
Më shumë se gjysma e? të porsalindurve, lindin me gjinj të rritur nga efekti i estrogjenit të nënës. Përgjithësisht, indet e gjirit të ënjtura kalojnë brenda 2-3 javësh pas lindjes.
Gjinekomastia gjatë pubertetit.
Gjinekomastia që shkaktohet nga ndryshimet hormonale gjatë pubertetit është e zakonshme. Në shumicën e rasteve, ënjtja e indit të gjinjve kalon pa mjekim,? brenda gjashtë muajve, deri në dy ose tre vjet.
Gjinekomastia e burrave
Gjinekomastia e arrin pikun me rishfaqjen e saj? midis moshës 50 dhe 80 vjeç. Më së paku 25% e burrave të kësaj moshe preken nga gjinekomastia, si pasojë e rënies së nivelit të testosteronit.
Barnat si shkak i gjinekomastisë
Ka disa? mjekime që mund të shkaktojnë gjinekomastinë. Këto barna janë:
o? ? ? Anti-androgjenët që përdoren për të mjekuar zmadhimin e prostatës ose kancerin e saj si dhe gjendje të tjera..
o? ? ? Barnat që përdoren kundër AIDS. Gjinekomastia mund të zhvillohet në burrat HIV-pozitiv, që marrin mjekim që quhet terapi antiretrovirale shumë aktive.
o? ? ? Barnat që përdoren kundër ankthit
o? ? ? Antidepresantët triciklikë
o? ? ? Barnat që përdoren për ulcerën e stomakut.
o? ? ? Kimioterapia kundër kancerit
o? ? ? Barnat që përdoren për zemrën siç është digitalisi dhe kalcium bllokuesit
Drogat e rrugës dhe alkooli janë shkak për gjinekomasti
•? ? ? Steroidet anabolizante dhe androgjenët
•? ? ? Alkooli
•? ? ? Amphetaminat
•? ? ? Marijuana
•? ? ? Heroina
Disa gjëndje shëndetësore që shkaktojnë gjinekomasti
Disa gjendje shëndetësore shkaktojnë gjinekomasti sepse ato prishin? balancën normale të hormoneve. Këto gjendje janë:
Hypogonadismi.? Të gjitha gjendjet që prishin prodhimin normal të? testosteronit , siç janë sindromi Klinefelter, ose insuficienca e hipofizës, japin gjinekomasti.
•? Moshimi. Ndryshimet hormonale që shfaqen gjatë moshimit, veçanërisht, në burrat me mbipeshë.
•? Tumoret? Disa tumore që prekin testikujt,? gjëndrat adrenale dhe? gjëndrën pituitare, prishin balancën e hormoneve
•? Insuficiencia? e veshkave
•? Insuficiena e mëlcisë dhe cirroza e mëlcisë.
•? Kequshqyerja.
Ka disa prodhime bimore -? Vajra bimore, çaj ose bimë që përdoren në shampootë, në sapunët dhe në losionet, mund të shkaktojnë gjinekomasti.
Ti kërkon të dish për mjekimin e gjinjve të mëdhenj tek burrat. Siç thashë edhe më sipër, në shumicën e rasteve gjinekomastia me kohë kalon pa mjekim. Por në rastet kur gjinekomastia është shkaktuar? nga gjendje shëndetësore si hypogonadismi, nga kequshqimi, ose nga cirroza, këto gjendje duhet të mjekohen nga doktori. Ti nuk thua se përdor ndonjë mjekim, por po qe se përdor barna nga ato që shkaktojnë gjinekomasti, doktori mund të rekomandojë që t’i ndërpresësh ato, ose t’i zëvendësojë me të tjera.
Ti e ke kaluar adoleshencën, tani je 22 vjeç, por tek adoleshentët? që nuk kanë shkak të dukshëm për gjinekomasti, doktori, mund të rekomandojë rivlerësim periodik çdo 3 -6 muaj për të parë në se përmirësimi ndodh vetiu. Në adoleshentët, gjinekomastia kalon pa mjekim brenda tre vjetëve. Por kur gjinekomastia shkakton dhimbje të forta, forcim të gjinjve, shqetësime dhe nuk duket se do të kalojë vetiu, mjekimi është i domosdoshëm.
Çfarë mjekime përdoren për gjinekomastinë?
Barnat që përdoren për mjekimin e kancerit të gjirit si tamoxifeni dhe raloxifeni mund të ndihmojnë. Këto do t’i marrësh pa tjetër me rekomandim të doktorit.
Po qe se gjinjtë e tu janë rritur shumë dhe vazhdojnë të rriten pavarësisht mjekimeve që bën, doktori mund të rekomandojë operacionin.
Ka dy tipa operacionesh që përdoren për gjinekomastinë:
•? Liposuctioni.? Ky operacion heq indin dhjamor nga gjiri, por jo indin e vetë gjëndrës.
•? Mastectomia. Ky lloj operacioni heq indin e vetë gjëndrës së gjirit. Operacioni sot bëhet me bazë endoskopie, që do të thotë me një incizion fare të vogël. Ky operacion pak invaziv kërkon pak kohë që të shërohet.
Ti je i shqetësuar sepse zmadhimi i gjinjve për një burrë, ose një djalë është një stres dhe shqetësim. Gjinekomastia është vështirë të fshihet dhe është një shqetësim për çdo djalë që ka marrëdhënie romantike. Në pubertet djemtë me gjinekomasti janë objekt i talljeve të shokëve. Kjo gjendje i pengon ata të marrin pjesë në aktivitete sportive, sic janë noti, ose të zhvishen për lodra sportive, ashtu sic thua edhe ti.
Në çdo moshë, por në adoleshencë dhe në moshën tënde, djemve u duket sikur trupi i ka tradhtuar dhe ndjehen të pakënaqur me trupin e tyre. Këto ndjenja janë të natyrshme, por duhet të mësohen që të ndihmojnë veten.
Në vendet e përparuara përdoren konsultimet terapeutike që ndihmojnë të evitohet ankthi dhe depresioni që shkakton gjinekomastia. Është mirë të komunikohet me familjen ose partnerët seksualë për këtë gjendje.? Edhe pse kjo është e vështirë, bisedimi i hapur me ta do të ta lehtësojë situatën dhe do të pakësojë stresin.
Është mirë të lidhesh me shokë të tjerë që kanë gjinekomasti. Eksperienca e tyre do të ndihmojë.
Për të pakësuar rrezikun e gjinekomastise kurrë nuk duhen të përdoren:
a-? ? drogat ilegale si steroidet, androgenët, amphetaminat, heroina dhe marijuana.
b-? ? Të mos përdoret alkool dhe pije alkoolike të tjera.
c-? ? ? Të rishikohen? edhe njëherë barnat që përdor. Të konsultohen me doktorin po qe se përdorin barna që shkaktojnë gjinekomastinë.
Në mbyllje të përgjigjes të uroj shëndet dhe fat
Doktori