Një studim i fundit, për lidhjen midis konsumit të alkoolit nga adoleshentët dhe sjelljeve e praktikave të tyre seksuale, tregoi se ata që pinë alkool nuk e përdorin kondomin kur bëjnë seks. Pamvarësisht në se harrojnë, ose janë të dehur dhe çakërrqejf për të bërë kujdes, infeksioni me HIV është një rrezik i vërtetë. Lidhur me drogat, veçanërisht ato? intravenoze, rreziku është akoma më i lartë. Përdorimi i drogave intravenoze është njëra nga tre mënyrat kryesore që njerëzit infektohen me HIV. Por drogat kanë edhe efekte të tjera negative, siç janë dhënia pas tyre (adiksioni) dhe vdekja e menjëhershme. Kush është përdorues drogash duhet të kërkojë menjëherë ndihmë.
Gratë dhe Vajzat
Të rejat janë ato që infektohen më shpesh me HIV/AIDS. Kjo ndodh sepse ato bëjnë seks të pambrojtur.
AIDS është shkaku i katërt i vdekjeve midis grave të moshës 25? dhe 40 vjeç (shumica e tyre infektohen kur janë adoleshente).
Në të gjithë botën më shumë se 75 %? e të gjithë rasteve me HIV ndodhin tek heteroseksualët dhe rreth 41 % e të infektuarve me HIV janë gra.