Pyetje:
Përshëndetje doktor.
Unë jam e martuar që prej 10 vitesh dhe vetëm vitin e parë dhe të dytë të martesës kam patur marrëdhënie të mira seksuale. Mbas 2 viteve janë rralluar shumë. Bashkëshorti im thjesht do 1 herë në 2 javë apo 1 herë në javë, rrallë herë e bëjmë më shpesh . Kjo gjë? ka pasoja sepse bëhet shumë nervoz , më thotë mua që edhe ti ske deshirë jo vetëm unë .Ti je fajtore se ti ske deshirë. Është shumë xheloz .E di me siguri që ska të dashur tjetër. Para 2 vitesh kemi qënë te një psikolog . Aj më ka thënë se burri juaj ka nevojë që ju gjithmonë të jeni ajo që kerkon ai. Ju lutemi të më përgjigjeni.
Përgjigje:
Problemin që keni ju të dy e kanë edhe shumë çifte të tjera. Ështe e natyrshme që kur je tridhjet ose dyzet vjeç nuk do të bësh seks sikur je 20 vjeç, por sido që të jetë jeta seksuale duhet të mbahet e ndezur. Lidhur me seksin jo të gjithë njerëzit kanë dëshirë të barabartë për seks. Disa bëjnë më rrallë dhe kënaqen, disa bëjnë më shpesh dhe kënaqen gjithashtu. Mirë është që çifti të krijojë zakone që të përshtaten mirë me njëri tjetrin. Normale është që një çift i ri të bëjë rreth dy herë seks në javë.
Të drejtën për të kërkuar marrëdhënie seksuale e kanë të barabartë gruaja dhe burri. Rëndësi ka të mos ia refuzoni dëshirën për seks partnerit, ashtu siç bëjnë, gabimisht, shumë gra.
Për të rigjallëruar jetën seksuale, ju duhet të rigjallëroni fantazitë tuaja seksuale. Fantazitë seksuale e zbukurojnë jetën e çiftit.
Ti ke shumë mundësi dhe arsye që të kënaqesh seksualisht edhe atëherë kur burri yt nuk dëshiron seks. Masturbo vetëm ose masturbo me burrin. Shume gra bëjnë seks të kënaqshëm edhe me një penis të paforcuar të burrit.
Për rolin e fantazive seksuale po të dërgoj artikullin tim për këtë problem. Lexojeni së bashku.
Të uroj fat dhe seks të mirë.
Doktori.
FANTAZITË SEKSUALE PËRMIRËSOJNË KUALITETIN E JETËS
Shumë nga ne e kanë provuar, se edhe në momentet që jemi duke menduar për ecurinë e biznesit, ose për probleme të tjera jetësore, papritmas, fantazojmë, se si një grua e bukur pa turp, e ka flakur frenimin dhe ka hyrë në trurin tonë. Në një rast tjetër, ne fantazojmë sikur të gjitha shoqet e gruas, madje, edhe motra e saj, përpiqen të na joshin për një lidhje të shpejtë, të ndaluar! Ato, sikur kullojnë lëngun e buzëve të tyre të trasha, në buzët tona dhe me frymëmarrje të rënduar, shtypin gjinjtë, në gjoksin tonë të fortë e muskulor.
Po, ç’janë në të vërtetë këto fantazi që të bëjnë të çmendesh?
Çdo ditë ne shpenzojmë shumë kohë duke ëndërruar për seksin Ne më shumë fantazojmë, se bëjmë, vërtet, seks. Kjo na ndodh të gjithëve. Thonë se edhe Hefner-it, tycoonit të playboyve, i ndodh kështu. Me sa di unë kjo u ndodh edhe të sapomartuarve në muajin e mjaltit. Në fantazitë tona, ne përfshihemi në seks me gra e burra të pasur, të bukur, madje me artistët dhe artistet e bekuara dhe, akoma, na mbetet kohë dhe energji të përqafojmë gruan, ose burrin në shtrat.
Në një studim të kohëve të fundit, vihet re, se burrat, më shumë se gratë, çiftëzohen me mendjen e tyre shtatë herë në ditë. Kjo do të thotë 2555 herë në vit. Në një studim tjetër tregohet, se mbi 50 përqind e burrave, shpenzojnë 10 përqind të kohës me fantazi të ndryshme seksuale. Fantazitë na ndezin kokën kudo që jemi dhe në çdo kohë. Ato na ngacmojnë kur ngasim makinën, kur jemi në zyrë, kur jemi vetëm, ose? edhe kur jemi duke ngrënë një pjeshkë.
Gjithkush e di se seksi në fantazitë është më i mirë se në të vërtetë. Të gjithë dashnorët në fantazitë e tyre, janë të mrekullueshëm. Partnerët bëjnë gjithçka që të kënaqin njeri-tjetrin. Virgjëreshat më të bukura, luten për seks. Gruaja ose burri, ndodh, që? të gjen kur je duke bërë seks me dikë, por ne mund të fantazojmë? gjithë ditën për seksin dhe askush nuk na kap dot.
Por ka akoma më shumë. Mendja të çon në vendet më të bukura të botës, me dashnoren, ose dashnorin më të mirë dhe me shpenzime të paguara. Për fantazitë nuk duhet të pendohemi. Ato duhet t’i vlerësojmë pozitivisht, si seks i mrekullueshëm.
Episodet seksuale që imagjinojmë, veçanërisht, kur i drejtojmë ato me sukses, edhe pse janë fantazi, do të na shërbejnë dhe do të na ndihmojnë në shumë mënyra. Ato do të na bëjnë dashnorë më të ngrohtë, partnerë më të mirë e shumë të kënaqur seksualisht. Kjo është eksperiencë pozitive, që me përgatitjen e duhur, me sjelljen e përshtatshme dhe me pak fat, që disa prej tyre, do t’i jetojmë realisht.
A kanë fantazitë seksuale ndonjë përfitim? A mos janë ato vetëm epshe, teka, apo asgjë më shumë se bezdi të mëdha psikologjike?
A na bëjnë fantazitë të ndjejmë? dhëmbje e frustrim, të ndjejmë se jeta jonë seksuale private është, seriozisht,? nën presion?
Ja disa nga dobitë e fantazive seksuale:
1-Fantazitë na bëjnë një dashnor, ose dashnore më të mirë
Të supozojmë se jemi të rinj, që kemi? fantazi seksuale. Çfarë ndodh kur ne? fantazojmë?
Niveli i testosteronit në trupin tonë do të fillojë të rritet, presioni i gjakut do të ngrihet, zemra do të rrahë më shpejt, frymëmarrja do të shpeshtohet, do të djersitemi më shumë, gjaku do të nxitojë për tek gjenitalet tona dhe do t’u japë atyre një ndjenjë ngrohtësie, penisi, ose klitori do të fillojnë të rritet. Do të ndjejmë mornica në të gjithë trupin dhe muskujt e pelvisit do të shtrëngohen. Thithat e gjinjve do të forcohen. Fytyra, qafa dhe gjoksi do të skuqen. Dhe të gjitha këto ndryshime fizike, ndodhin jo nga një stimulim fizik, por thjesht sepse imazhet vrapojnë nëpër mendjen tonë. Ky koktej stimulues biologjiko-fiziologjik, krijon, realisht, atë gjendje, që shkencëtarët e quajnë horniness (epshi)
Fantazitë seksuale na përgatitin fizikisht dhe psikologjikisht për seks. Së pari, këto vizione erotike, na ndihmojnë të shndërrohemi nga një punëtor i palodhur, nga një sportist i rekordeve, nga një mendimtar i madh( që, realisht, jemi ), në një qenie që gjuan për seks. Këto mekanizma fiziologjike, ruhen në fantazitë tona për aq kohë, sa ne dëshirojmë, pa asnjë ndjenjë shoku dhe stresi; kur dihet mirë,? se shoku dhe stresi e prishin formën seksuale të çdo njeriu. Për sa kohë që mendja jonë, është e çliruar nga mendimet që lidhen me vështirësitë, me punën, me paratë- gjë që ndodh gjatë fantazive seksuale- ajo nuk do të ketë më shqetësime. Kjo është me rëndësi të madhe për shëndetin në përgjithësi dhe për shëndetin mendor në veçanti. Ja pse njerëzit fantazojnë për seksin edhe kur janë duke bërë seks. Fantazitë seksuale nuk relaksojnë, vetëm, mendjen, por ato e përgatisin trupin për një orgasmë të fuqishme. Ky është një tjetër fakt, që tregon për lidhjen dialektike, të domosdoshme, të mendjes me trupin.
Rritja e qarkullimit të gjakut dhe e tensionit muskulor, që shkaktohen nga ato imazhe të “çmendura”, na bëjnë që të kemi më shumë ngacmime fizike të kënaqshme dhe do të na çlirojnë, më shumë, nga tensioni psiko-motor. Haëkins, Jr., Ph.D,. seksolog dhe profesor i shkencave të shëndetit? në State University të Neë York në Stony Brook thotë: “ Ta themi thjesht, qëllimi i fantazive seksuale është që të përmirësojnë kualitetin e jetës tuaj seksuale”
Fantazitë forcojnë martesën.
Ne dhe bashkëshortët tanë, mund të jetojmë një jetë të qetë, të kemi besnikëri martesore të fortë, por truri jonë është gjithmonë në punë. Duhet ta themi pa mëdyshje, se mëndja e mashkullit, ndryshe nga? e femrës, nuk është monogamike. Ndonjëherë, kur trupi bën dashuri me bashkëshorten, mendja mund të të bëjë baba, në të njëjtën kohë, me fëmijët e Miss Botës dhe me kamarjeret e “Hiltonit”. Për këtë, nuk duhet të ndjehemi fajtorë. Fantazitë nuk janë tradhti. Galdino F. Pranzarone, Ph. D., seksolog dhe profesor i psikologjisë në Roanoke College në Salem, Virginia thotë: “Ju mund të jeni në marrëdhënie shumë të mira me gruan dhe të fantazoni për dikë që sapo e patë në zyrë,”. Le të mos shqetësohemi për këtë. Kjo është një masë mbrojtëse. Kjo na bën, të mos i biem prapa dikujt, me të cilin ose të cilën, vërtet, do të kënaqeshim tani, por që do të pendoheshim më vonë.
Shpesh, objekt i fantazive tona është i njëjti partner, me të cilin ne flemë, realisht, çdo natë. Ka shumë mundësi që edhe ajo fantazon për ne. A e dini pse njerëzit bëjnë seks me sy të mbyllur? Sepse shumicën e kohës që bëjnë seks, ata janë duke fantazuar.
Fantazitë zbulojnë dëshirat tona të vërteta
Disa burra fantazojnë sikur bëjnë seks me prostituta, disa dëshirojnë ta shohin veten si shërbyes të një gruaje, të tjerë fantazojnë sikur dy gra të mira po provojnë, ndërsjelltas, opsionet e tyre seksuale. Pothuaj, të gjithë burrat, në imazhet e tyre seksuale shikojnë, gjithmonë, një grua që mund ta arrijnë, një grua që është, gjithmonë gati, një grua që dëshiron seks dhe është? shumë e zonja për këtë.
Pse ndodh kështu? Sepse fantazitë tona i kanë rrënjët në evolucion. Këto rrënjë,? siç duket, bëjnë që truri i burrit të dëshirojë me gjithë shpirt, një grua të shëndetshme dhe pjellore (fertile). Por fantazitë, influencohen edhe nga veçoritë kulturore të shoqërisë dhe të martesës, lidhur me ”mollët” e ndaluara. Në fantazitë tona, shpesh, vepron edhe ligji: “ato që më pëlqejnë ndalohen.” Dr. Pranzarone thotë: “Është një e vërtetë e padiskutuar, që në shoqëritë ku gratë vërtiten kudo me gjoks të zbuluar, burrat, në këto shoqëri, nuk i ëndërrojnë shumë për gjinjtë”.
Por ka edhe më shumë, se sa vetëm dëshira, për gjërat e ndaluara në fantazitë seksuale. Psikologët thonë se fantazitë janë të lidhura edhe me atë se çfarë na pëlqen tek partneri. Kjo ndodh, sepse ne të gjithë keni hyrë në moshën kur bashkë me “imazhin” tonë për dashurinë, vërshojnë edhe hormonet. Ky imazh është i gdhendur brenda nesh. Ky është projekti që kërkojmë tek partnerja – pamja e saj, personaliteti dhe sjellja e saj. Këto të gjitha e kanë bazën në eksperiencat e fëminisë. Ky “imazh”, e dimë apo nuk? e dimë, është ai që, fshehurazi, drejton fantazitë tona.
Disa fantazi ia vlen t’i jetosh
Në qoftë se jemi në një marrëdhënie të zgjatur, por, që ka humbur pak nga lezetet e saj dhe jemi në një marrëdhënie të re me dikë, që është vërtet i/e mirë, i/e përparuar, ne e kemi një shembull pozitiv për të përmirësuar? marrëdhënien tonë. Le të përpiqeni t’i bëjmë një ose disa nga fantazitë tona të vërteta. Kjo ndihmon dhe jetën seksuale bashkëshortore
Disa nga fantazitë, natyrisht, kurrë nuk do të marrin jetë. Këtë fat do të kenë fantazitë që janë kundër ligjeve të natyrës, që janë kundër ligjeve të humanitetit, ose që janë kundër ligjeve të rrethit ku ne jetojmë. Por, fantazitë e bukura e pozitive, me pak përpjekje dhe me pak imagjinatë, ne dhe partneret tona, mund t’i kthejmë në aventura të bukura seksuale, që kurrë nuk do t’i harrojmë.