Pyetje :
Ju na ofroni informacion të përshtatshëm në një mënyrë shumë të përshtatshme. Cila moshë mendoni ju është e përshtatshme që të fillohet marrëdhënia seksuale? E di se jam shumë i ri, vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, por kurrë nuk është herët për të planifikuar të ardhmen.
Përgjigje:
Uroj që të gjesh edhe burime të tjera, ku do të mësosh për t’u bërë më i përgjegjshëm seksualisht. Mësuesit, udhëheqësit fetarë dhe prindërit, përgjithësisht, janë moralistë. Ky trajtim, shpesh, i lëndon adoleshentët. Ju nuk mësoni ato që u duhet të mësoni, për të qenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm. Të rekomandoj ty dhe shokët e shoqet e tua, t’u qëndroni afër të rriturve, që duket se janë më ndihmues.
Me rritjen e moshës, të rinjtë ndryshojnë lidhur me marrëdhëniet seksuale përtej përkëdheljeve, por mosha për interkursë duhet të jetë 18 ose 19 vjeç. Por, ka edhe raste kur Në 18-19 vjeçarët mund të mos jetë gati për interkursë seksuale. Ai ose ajo, mund të mos dijë aq sa duhet dhe mund të mos jetë, emocionalisht, i përgatitur sa duhet, për ta trajtuar interkursën.
Disa nga ju janë gati për përkëdhelje dhe seks oral, por jo për interkursë. Një studim i qeverisë Britanike ka arritur në përfundimin se duke u mësuar adoleshentëve për seksin oral, ulet përqindja e shtatzënive midis adoleshentëve (Townsend, 2004). Studimet në shumë vende tregojnë se të rinjtë mund të mësojnë ta evitojnë interkursën duke pranuar “stacionet të tjera ndalimi”, që janë përpara a se të arrijnë tek interkursën. Pikëpamja ime lidhur me marrëdhëniet seksuale të adoleshentëve është: Më mirë ta gëzoni kënaqësinë seksuale duke evituar interkursën, se sa të hiqni dorë nga çdo formë e marrëdhënieve seksuale.
Thuajse, asnjë i ri nuk heq dorë nga të gjitha aktet seksuale. Puthja intensive është seksuale. Atyre që u mësohet abstinenca (vetëm t’i thonë Jo seksit), kanë më shumë gjasa të shkojnë më përpara. Ata bëjnë, pikërisht, atë që u ndalojnë –interkursën- dhe përfundojnë në shtatzëni të pa dëshiruara, në sëmundje infektive seksuale, në trauma emocionale dhe në martesa të parakohshme.
Jo të gjithë adoleshentët duhet të shkelin frenat para se të arrijnë në seksin oral. Çdonjëri nga ju duhet të kuptojë vetë se në cilin “stacion” do të ndalojë dhe cilat akte seksuale duhet të praktikojë. Praktikisht, është e pamundur që dikush, sado specialist qoftë ai, të përcaktojë, ekzaktësisht, stacionet e ndalesës për të gjithë. Vërshimi i hormoneve, kryesisht, testosteronit, nuk është i njëjtë. Ai në të dy sekset, ndryshon nga njëri tek tjetri. Por të gjithë të rinjtë duhet të mësojnë ta arrijnë kënaqësinë erotike, pa nxituar tek interkursa ose seksi oral, përpara se të jenë emocionalisht dhe fizikisht të përgatitur.
Të rriturit, të cilëve u besoni dhe që janë miqësorë me ju, mund t’u ndihmojnë të gjeni “stacionet e ndalesës” reale dhe të përshtatshme. Në fund, ju vetë, duhet të përcaktoni se çfarë është më mirë në moshën dhe nivelin tuaj të pjekurisë. Disa thonë se ju nuk e bëni dot këtë vetë. Unë nuk jam dakord. Kush është me ju në kulmin e pasionit veç dashnorit tuaj? Askush, ndaj, ju të dy duhet t’i kalkuloni mirë këto të gjitha, me veten dhe me çdo dashnor që do të keni.
Kënaquni erotikisht, por mos nxitoni të bëni interkursë dhe seks oral, kur akoma nuk jeni të përgatitur emocionalisht dhe fizikisht për të.
Paç fat e shëndet
Doktori