Pyetje:
Doktor doja t`ju bëja një pyetje rreth higjenës së femrës në organin gjenital.Kam dëgjuar që sapuni nuk është i këshillueshëm për tu larë gjithashtu dhe xhelrat e ndryshme (INTIMO). Ju lutem mund të më ktheni përgjigje se me çfarë mund të lahem me diçka që të mos ketë efekt negativ? Ju faleminderit! Do ju lutesha të më përgjigjeshit sa më shpejt!
Përgjigje:
Pyetja jote është me shumë rëndësi, ndaj dhe të përgjigjem jashtë radhe.
Për higjenën e vulvës dhe vaginës kam shkruar shumë herë, por me që përsëritja është nëna e dijes, po të përgjigjem edhe njëherë.
Lexoni më poshtë dhe mundohuni ti dhe shoqet e tua t’i zbatoni.
1- Lajini buzët e vulvës me sapun të butë, hypoalergjenik, ose mos përdorni fare sapun. Evitoni sapunët e fortë, sapunët me ngjyra, sapunët me deodorantë dhe me parfume të ndryshme
2-Hapini buzët e mëdha dhe pastroni lëndën si dhjamë midis buzëve të mëdha dhe buzëve të vogla. Sekrecionet e trasha ngjitëse, që dalin nga gjëndrat në buzët tuaja, grumbullohen midis buzëve të mëdha dhe të vogla dhe larja me dush nuk i largon prej andej. Përdorni një pece të butë të njomur, ose përdorni dush si dorezë, të cilin do ta drejtoni në këtë vend dhe i hiqni të gjitha këto sekrecione.
3-Për ta mbajtur klitorin të pastër e të shëndetshëm, tërhiqni mbrapa lafshën e klitorit dhe me ujë të ngrohtë dhe me një pece të butë, fshijeni me kujdes dhe largoni të gjitha sekrecionet që mblidhen midis kokës dhe lafshës së klitorit. Këto sekrecione që tek djemtë quhen smegma, janë të trasha, përmbajnë qeliza të lëkurës dhe yndyrë nga gjëndrat e lafshës dhe mund ta ngjisin lafshën me kokën e klitorit. Kur kjo ndodh, ju do të keni dhimbje gjatë interkursës, ose masturbimit.
4-Lajeni vulvën dhe hapjen vaginale pasi keni bërë seks. Kjo do të thotë që po keni bërë seks në mbrëmje, ju duhet të laheni përpara se të flini natën. Bëni kujdes të hiqni mbeturinat e ëmbëlsirave si kremra, mjaltë, çokollatë, ose të xheleve aromatike, po qe se këto produkte i keni përdorur gjatë lojës seksuale.? Kur këto produkte qëndrojnë atje për shumë kohë, mbeturinat e tyre mund të irritojnë? buzët, ose shkaktojnë infeksione. Ju duhet të dini se shija dhe era më e mirë për buzët e vaginës tuaj, është? shija dhe era e tyre natyrale.
5-Sa herë bëni banjë ose dush, sigurohuni që keni shpëlarë mirë nga vulva dhe vagina çdo mbetje sapuni. Thajeni mirë vulvën. Përdorni bloë- dryer-in që përdorni për flokët me nxehtësi jo të lartë. Kjo është një mënyrë që do t’u kënaqë dhe do të largojë? lagështinë.
6-Mos bëni dushe vaginale. Kjo do të thotë mos bëni shpëlarje të vaginës me ujë, ose me ujë e sapun, ujë e jod, ose ujë e uthull. As me lëndët që mund t’i gjeni të gatshme në farmaci. Kuptoni, dushe të vaginës nuk duhet të bëni. Këto dushe largojnë nga vagina bakteret e mira, ndryshojnë balancën kimike të vaginës dhe rritin shanset për infeksione. Ato rritin, gjithashtu, mundësitë që të sëmureni me Sëmundjen Inflamatore Pelvike (infeksion në tubat e Fallopit)
Paci fat e shëndet
Doktori