Pyetje:
Përshëndetje!
Ndoshta problemi që do të paraqes unë për ju mund të jetë i padëgjuar dhe për mua ju jeni shpresa e fundit. Jam 23 vjece, jam prej 5 vjetësh në lidhje me një djalë 29 vjec, këtë vit u martuam por me një brengë të dy, pa realizuar një nga pikat më kryesore të lidhjes, marrëdhëniet seksuale. Jam rritur në një familje të shëndetshme, kam mbaruar arsimin e lartë dhe nuk ja fal vetes këtë paaftësi pasi problemin e kam totalisht unë, partneri më ka ndihmuar me të gjitha format dhe mënyrat. Provova para 4 vjetësh të kryej marrëdhënie,bashkëshorti im penetroi një moment, unë ndjeva dhembje të forta, isha shumë e kontraktuar dhe pata hemoragji atë moment, më vonë nuk e lejoja dot, trupi bëhej më i fortë se unë. Shkova te një mjeke obstetër gjinekologe, vizitën ma kreu në gjumë pasi nuk mundja dot zgjuar dhe vuri re që unë himenin e kisha shumë te trashë,jo normal, nuk di si ta shpreh në mënyrë shkencore,dhe mjekja ndërhyri duke e realizuar ajo heqjen e himenit, në prani të bashkëshortit tim. Unë kam 1 vit që kam bërë këtë ndërhyrje dhe akoma vazhdoj të ndiej një frikë të tmerrshme, nuk e lejoj akoma që ai të penetrojë, unë ndjej kënaqësi kur ai më përkëdhel apo gjatë seksit oral, lubrifikohem shpejt, makthi im është tek penetrimi. Nuk di si do shkojë halli im, pasi më është kthyer në një stres të vazhdueshëm, e dua shumë bashkëshortin tim dhe ndjej se është reciproke por kur vjen darka dhe une smund ti jap atij atë që meriton ai dhe une bashkë, tmerrohem..a ka zgjidhje ky rasti im? A do të jem e aftë si femër ndonjëherë,si bashkëshorte? Unë jetoj në vlorë dhe këtu është shumë e vështirë të gjesh ndihmë profesionale, kam tentuar por asnjë rezultat! Ju lutem më jepni një zgjidhje…
Përgjigje:
Hera e parë për të gjithe vajzat ka probleme. Problemi yt ty të duket se nuk e ka shoqe tjetër. Jo, ka vajza që e vuajnë këtë gjëndje. Kjo quhet vaginizmi. Në këtë blog unë kam shkruar për vaginizmin dhe për herën e parë. Gjej materialet në blog dhe lexoi.
Problemi yt është psikologjik. Faktin qe ti thua je rritur në një familje të shëndetshme unë e besoj, por në familjen tënde nuk besoj ti të kesh biseduar me prindërit për probleme seksuale. Emocionet e aktit të parë seksual tek ty janë shumë të forta. Këto emocione bëjnë që kur vjen momenti që të lirohen, muskujt e tu perineale dhe vaginale shtrëngohen dhe nuk lejojnë penetrimin. Mos u shqetëso. Kjo gjëndje është e kapërcyeshme, madje, nuk ka patur nevojë për thikën e doktoreshës. Nuk është himeni që pengon, është kontraktimi muskular.
Merrini punët ngadalë. Zgjateni sa më shumë paralojën seksuale. Përdorni lubrifikant, të cilin e bleni në farmaci. Djali duke të përkëdhelur atje poshtë të provojë të fusë një herë një gisht të tij. Pastaj, po qe se e lejon vagina, le të futi dy gishta dhe të lozë me gishta në vaginë, ashtu sikur të ishte penisi. Kur vagina të jetë liruar atëherë të tentojë të fusë penisin. Ja kaq është e gjitha. Në qoftë se kjo nuk bëhet dot e gjitha natën e parë, vazhdoni natën tjetër.
Kini parasysh që cdo gjë të bëhet ngadalë dhe pa dhimbje. Cdo dhimbje dhe emocion i rrit shtrëngimet muskulare.
Unë shpresoj se në këtë mënyrë, edhe ju , ashtu si shumë shokë tuaj, do ta kaperceni këtë vështirësi të vogël dhe do të qeshni me veten tuaj.
Në qoftë se nuk e arrini suksesin më shkruaj përsëri.
Paci fat dhe ta gëzoni jetën seksuale
Doktoi