Ryani ishte një fëmijë që vuante nga Hemofilia dhe jetonte në Indiana? të SH. B. A. Ai u infektua me HIV nga transfuzionet e gjakut kur ishte 12 vjeç, në vitin 1981-1982. Ai provoi diskriminim e panjohur. Shokët nuk e pranonin, e përbuznin dhe e përzunë nga shkolla. E fitoi me gjyq të drejtën për të vazhduar shkollën. Në këto kushte Ryan-i u bë një aktivist i shquar kundër AIDS.
Kur vdiq në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, në vitin 1990, më shumë se 1000 veta e ndoqën procesionin në kujtim të tij. Në këtë procesion veç të tjerëve morën pjesë dhe Zonja e Parë e Amerikës Barbara Bush dhe këngëtari i shquar i Popit Majkëll Xhekson. Këngëtari yll Elton John, bëri plot një javë përbujtje me familjen e djalit në spital dhe shkroi këngën që ia dedikoi Ryanit “Candle in the Wind”(qiri në erë ), që e këndoi një javë rresht kur vdiq Ryani.
Pas vdekjes së Ryanit,? në 1990, doli Akti? i Kongresit Amerikan që akordoi fonde qendrore dhe lokale për edukimin kundër AIDS, për kujdesin? për këta të sëmurë dhe për programe parandalimi për sëmundjen.
Lufta me izolimin dhe përbuzjen
Në saje të përpjekjeve të Ryan-it dhe aktivisteve të tjerë të luftës kundër HIV/AIDS, u zbut shumë diskriminimi kriminal për të sëmurët.
Pavarësisht faktit, që shumë të dhëna shkencore argumentojnë shkencërisht se AIDS nuk përhapet me kontakte rastësore (kazuale), shumë njerëz janë akoma të frikësuar nga virusi dhe i përbuzin shokët dhe të afërmit e infektuar me këtë sëmundje.
Nuk ka asnjë dyshim, që situata sot është zbutur shumë krahasuar me fillimet, por akoma, shumë të sëmurë me AIDS vdesin të vetmuar.