DERI NË ORËN 12 NË MESDITË, DITËN E HËNË DATË 12 SHKURT 2007, NUMRI I BURRAVE, GRAVE DHE FËMIJVE QË JETOJNË ME HIV/AIDS NË BOTË ISHTE 43,792,180 VETA.
KËTA JANË TË RREGJISTRUAR, PO SA JANË TË PANJOHURIT DHE TË PA DIAGNOSTIKUARIT?
HIV/AIDS ËSHTË NJË NGA SHKAQET MË TË ZAKONSHME TË VDEKJES SË PERSONAVE TË MOSHËS 25-44 VJEÇ. VDEKJET NGA AIDS NË KËTË MOSHË JANË TË BARABARTA ME VDEKJET NGA AKSIDENTET.
Pavarësisht kujdesit gjithnjë në rritje, që tregohet nga shumica e njerëzve, virusi vazhdon të përhapet veçanërisht midis grave, adoleshentëve dhe të rinjve.
Të infektuarit me HIV janë të dy sekseve, të çdo moshe, të çdo niveli ekonomik dhe të çdo orientimi seksual. Siç shikohet infeksioni HIV nuk zgjedh, ai është shumë “demokrat”.
Që nga 1991 e deri sot, në shkallë botërore, AIDS-i është i gjashti në radhë si? shkak i vdekjeve, në grup moshën nga pesëmbëdhjetë deri njëzet e katër vjeç. Nga të sëmurët që diagnostikohen rishtas me AIDS, 20 përqind e tyre janë të moshës njëzet deri njëzet e nëntë vjeç. Numri i adoleshentëve të sëmurë me HIV/AIDS dyfishohet çdo vit.
Nëntëdhjetë përqind e të infektuarve janë në vendet që quhen në zhvillim
Siç dihet, duhen 10 vjet që nga infektimi me HIV e deri në shfaqjen e sëmundjes së AIDS. Ky fakt, bën që shumë njerëz të mos e dinë se janë të infektuar, ndërkohë që e mbartin virusin në trupin e tyre. Kur këta të infektuar bëjnë jetë aktive seksuale, virusin që mbartin u a kalojnë të tjerëve, ata të tjerëve dhe ……kjo vazhdon pa fund. Kjo është mënyra që përhapet epidemia.
AIDS-i është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve? midis personave të moshës 25-44 vjeç. Këto janë vitet më produktive të jetës. Koha kur dashurojmë, kur fillojmë familjet, koha e sukseseve në karrierë dhe e kontributit për familjen e shoqërinë. Prekja e kaq shumë të rinjve nga kjo sëmundje dhe vdekja e hershme prej saj, përbën atë që quhet “Tragjedia Globale!”
Natyrisht, për çdo të sëmurë me HIV/AIDS ka një duzinë njerëzish të tjerë, jeta e të cilëve ndryshon përfundimisht. Bashkëshortët, fëmijët, dashnorët, prindërit, mësuesit, shokët, fqinjët, të gjithë janë të prekur thellësisht.
Në vitin 2000, 125.000 fëmijë mbetën pa një prind si pasojë e AIDS në Sh. B. A, nga këta 30.000 vetëm në New York,. Dhjetë milionë fëmijë mbetën jetimë në Afrikë për arsyje të AIDS-it, në fillim të vitit 2000. Këta fëmijë janë më të pambrojturit, më të neglizhuarit, më të kequshqyerit dhe më të sëmurët.
Mbani parasysh se jemi në një epidemi të HIV-it në rang Botëror.
James Curran
Qendra për Prevenim dhe Kontroll të Sëmundjeve.
•? ? ? AIDS tani është Pandemik, që do të thotë një sëmundje që ekziston në çdo vend të botës.
•? ? ? Rreth 6 milion njerëz në Botë janë të diagnostikuar me AIDS
•? ? ? 44 milion njerëz, të rritur dhe fëmijë, janë të infektuar me HIV.
•? ? ? Çdo vit numri rritet me miliona.
•? ? ? Afrika- vendi ku virusi filloi disa dekada më parë është më e goditura nga epidemia e HIV. Gjashtëdhjetë përqind e të gjitha rasteve të? Botës janë në vendet nën shkretëtirën e Saharasë.
•? ? ? Në Ruanda, Uganda, Burundi, Zaire, Mozambik dhe Zimbabve-përhapja e varfërisë, shëndeti i keq, ushqyerja e keqe, uria dhe luftërat civile, ndihmojnë të përhapet virusi.
•? ? ? Në Azi, përhapja e virusit e ka kaluar Afrikën. Një milion të infektuar të rinj shtohen çdo vit.
•? ? ? Vendet e Amerikës Latine dhe Karaibet, janë në rrezik të madh.
•? ? ? Vendet ish-socialiste, shënojnë rritje të madhe të rasteve çdo vit.
Në këto 27 vjet që nga koha që shkencëtarët për herë të parë dalluan AIDS-in në Amerikë, shumë miliona dollarë janë derdhur në përpjekje për të ruajtur të rinjtë të mos infektohen me HIV, me virusin që shkakton sëmundjen.
Por statistikat e viteve të fundit tregojnë se numri i adoleshentëve dhe të rinjve të infektuar rishtazi është në rritje të menjëhershme.
Në këto kushte gjithkush bën pyetjen: Pse ndodh kështu?
Ekspertët thonë se ka shumë faktorë në lojë:
1- Shumë pacientë të infektuar me HIV, tani me ndihmën e barnave të fuqishme mbahen të shëndetshëm. Kjo ka bërë që AIDS të shikohet sot si më pak kërcënues për të rinjtë, nga sa ishte në të kaluarën. Pra,? “faktori frikë” është zbehur.
2-Në 1980 dhe në fillimet e 1990, tmerri i AIDS ishte i qartë, madje, në ekranet e TV në atë kohë flisnin për HIV/AIDS personalitetet shoqërore, politike dhe artistike më të mëdha të kohës. Flisnin ata që ishin prekur vetë prej sëmundjes, ose që kishin humbur miqtë dhe familjarët prej saj.
3- Në vitet e para të epidemisë në ekranet e TV shfaqeshin njerëz të mbaruar, të dobët skelet, që po shkonin drejt vdekjes prej AIDS. Sot këto pamje nuk duken më dhe kjo ka bërë që të zbehet lufta kundër infeksionit HIV.
4-Dalja e barnave antiretrovirale në mes të viteve të nëntëdhjeta, e ndryshoi të gjithë panoramën e sëmundjes. Sot, mund ta shikojmë dhe takojmë një person të infektuar me HIV/AIDS dhe nuk e kuptojmë se ai është me AIDS.
Të gjitha këto kanë bërë që HIV-i të shikohet nga të rinjtë si një rrezik më i vogël. Ata janë në moshë që nuk e mendojnë se kjo mund të ndodhë ndonjëherë me ta. Ata marrin mesazhe nga shumë anë për HIV dhe AIDS, por kurrë nuk kanë parë me sytë e tyre çfarë bën HIV-i.
Ata nuk i shikojnë shokët e tyre të infektuar që të vuajnë, ndaj dhe? infektimi me sëmundjen nuk është një kërcënim i madh për ta. Ata gjithmonë mendojnë: ” Kjo nuk do të më ndodhë mua kurrë.”
Kohët e fundit janë shtuar shumë rastet e gayve ( burra dhe të rinj ) të infektuar rishtas. Numri i rasteve të reja të infektuara me HIV nga marrëdhëniet seksuale burrë-burrë në Amerikë në vitin 2001-2004 ishin 16,000, ndërsa vetëm në vitin 2005 ky numër kërceu në 18,296 raste.
Shumë mjekë mendojnë se barnat HIV-supresuese që përdoren sot, janë faktor me rëndësi që kontribuon në shtimin e rasteve me HIV.
Në revistat e gay-ve sot shikon burra të fuqishëm, të pashëm e simpatikë që ngjitin malet e larta me etiketa si kjo: “ unë nuk e lejoj HIV-in të më pengojë”. Ata përpiqen të dërgojnë tek të rinjtë mesazhin: “gjithkush? mund të jetë i ngrohtë, i shëndetshëm e simpatik edhe kur është i infektuar me HIV”.
Në reklamat e revistave shikon vazhdimisht të rinj gay të shkëlqyer, të shëndetshëm dhe vibrantë. Kjo bën që ata të mos mendojnë shumë për mbrojtjen dhe të mos pyesin për rreziqet. Ata mendojnë se edhe po të infektohen me HIV,? ajo që do t’u? duhet të bëjnë është të marrin një pilulë.
Por e vërteta e të jetuarit me HIV është krejt ndryshe, edhe atëherë kur mjekimet kanë sukses. Sipas shkencëtarëve, përzierjet e barnave të fuqishme HIV-supresuese kanë shumë efekte anësore. Ndërmjet të tjerave le të përmendim rishpërndarja e dhjamit në organizmë, çrregullimet në veprimin e insulinës, rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak, rritjen e rrezikut për t’u sëmurë nga zemra dhe toksiciteti i tyre i rrezikshëm për mëlçinë. Këto të gjitha janë shumë serioze për shëndetin .
Midis shkencëtarëve ekziston frika se do të vijë një ditë kur HIV-i do të zhvillojë mutacione që do t’i bëjnë këto barna të paefektshme. Në ndodhtë kjo, nuk ka dyshim, që? do të? shpërthejë një urgjencë e re lidhur me luftën kundër AIDS në shkallë botërore .
HIV-i vazhdon të godisë të rinjtë e të rejat e shtresave më të varfra e të pambrojtura kudo në botë. Sipas statistikave botërore numri i infeksioneve të reja sa vjen e shtohet. ( Sipas të dhënave amerikane burrat e zinj në Amerikë infektohen me HIV gjashtë herë më shumë se burrat e bardhë dhe gratë e zeza infektohen me HIV 20 herë më shumë se gratë e bardha.) Shkak për këtë pabarazi është kryesisht faktori ekonomik, thonë ekspertët.
Prioritet i të varfërve kudo në botë nuk është infektimi me HIV, por mbijetesa, ku ta fusin kokën sonte. Ata flaken nga shtëpitë, kanë probleme me përdorimin e drogave dhe janë të zbuluar ndaj të gjitha fatkeqësive. Vajzat e këtyre shtresave në nevojë, janë të zhytura në të njëjtat probleme socio-ekonomike dhe janë të shtrënguara të kryejnë seks të pasigurtë me partnerët e tyre seksualë.
Ekspertët theksojnë se rritja e madhe e numrit të përdoruesve të drogave, veçanërisht amphetaminave, në vitet e fundit, ka rritur shumë rastet e infektimit me HIV midis të rinjve. Shpesh këta të rinj mendojnë: “ Ç’është për të bërë, do të bëhet”
Lufta për parandalimin e HIV-it është me shumë rëndësi. Në shumë vende ka programe të veçanta. Por shumë nga këto programe fokusohen tek personat e infektuar. Mesazhi që marrin të rinjtë nga këto programe është : “ Në qoftë se nuk jam i infektuar, duhet t’u largohem të infektuarve.”? Siç shihet, barra e përgjegjësisë kalon nga vetia tek HIV-pozitivët, ose tek njerëzit me rrezikshmëri të lartë siç janë gay-të dhe abuzuesit e drogave. Kjo është e gabuar, kur e dimë se HIV-i prek gjithkënd. Lufta kundër HIV duhet të jetë problem i të gjithëve.
Çfarë duhet të bëjnë të rinjtë që të ndryshojmë sjelljen?
Kjo është një pyetje e vështirë dhe përgjigja varet nga njerëzit dhe vendi ku ata jetojnë. Çelësi është tek trajtimi i drejtë i problemit. Të rinjve duhet t’u jepet informacioni në atë mënyrë që të jetë i pranueshëm prej tyre dhe që nuk i ofendon ata. Informacioni për HIV-in duhet të jetë me interes, të lejë gjurmë dhe që të rinjtë çdo herë të marrin në shtëpi diçka që nuk e dinin një natë më parë. Të mendohet për të rinjtë si për persona të plotë e të kompletuar, ashtu siç janë në të vërtetë, dhe jo vetëm si persona që mund të infektohen. Ata të gjithë e kanë dëgjuar? shumë herë porosinë : Përdorni kondomin! Përdorni kondomin! Por vetëm kjo nuk mjafton.
Të rriturit nuk duhet t’u drejtojnë gishtin të rinjve e t’u thonë: ” Ju jeni të këqij”. Me këtë mënyrë mund të shpëtohen vetëm disa, por nuk mund të shpëtohen të gjithë.? Të rinjtë duhet të mbështeten. Ata janë të rinj dhe të gjithë kanë qenë si ata.