Pyetje:
I ndreruar doktor, jam 25 vjeç,e martuar, kam një problem të madh, kur arrij orgazmën në atë moment humb vetëdijen por ajo zgjat disa sekonda, ndjej sikur më ndalet i gjithë funksionimi i organizmit. Ndonjëherë ndodh që të qaj, por ndonjëherë pas orgazmës ndihem e çliruar. Dua të di pse më ndodh kjo? Pse qaj pa arsye pas orgazmës, kur qaj pastaj ndihem më e lehtë, a është faktor stresi dhe gjatë orgazmës lirohem nga stresi apo diçka tjetër? Pse ndodh humbje e vetëdijes për një moment, harroj të marr edhe frymë? Pse më ndodhin këto gjëra? Kohët e fundit gjithashtu rallë kam marrëdhënie sepse kam pas probleme me rrahjet e shpejta të zemrës,dhe tani frigohem ndoshta seksi më bën dëm në zemër. Analizat e zemrës i kam të gjitha në rregull.Vërtet këto probleme më shqetësojnë shumë. Çfarë më këshilloni ju? Shpresoj të më ktheni përgjigjen. Ju faleminderit!
Përgjigje:
Kjo gjëndje ndodh rrallë. Francezët i thonë “Le Petit Mort” (vdekja e vogël). Kjo frazë ka qenë përdorur në literaturën erotike të periudhës Viktoriane. Eksitimi seksual dhe orgasma mund të bëjnë që disa gra (por edhe burra) të provojnë humbjen e menjëhershme e të përkohshme të ndërgjegjes. Kjo nuk është një gjë normale dhe ka arsye pse ndodh. Gjatë eksitimit seksual, frymëmarrja shkurtohet dhe shpejtohet. Për disa, frymëmarrja bëhet aq e shpeshtë sa ata hyperventilohen. Si pasojë e hyperventilacionit niveli i dioksidit të karbonit në gjak bie ndjeshëm. Kjo shkakton marrje mendsh, turbullim të ndërgjegjes dhe si rezultat vjen të fikëtit. Kur ke pirë shumë alkool ndodh i njëjti efekt dhe alkooli e rrit mundësinë e këtij reaksioni.
Një shpjegim tjetër mund të jetë edhe ky: Gjatë eksitimit seksual, gjaku shkon me shumicë në organet gjenitale dhe pakësohet sasia e tij në tru… Truri nuk merr sasinë e duhur të oksigjenit dhe të lëndëve të tjera ushqyese. Kjo prish aktivitetin trunor të ndërgjegjshëm dhe mund të ndodhë humbja komplet e ndërgjegjes.
Ka njerëz që me qëllim i privojnë trurit oksigjenin, për të rritur kënaqësinë seksuale dhe orgasmën. Kjo praktikë që quhet? auto-erotic asphyxiation (që e bën vetë ose ta bën partneri) dhe që mund të çojë në vdekje aksidentale. Këtë praktikë e përdorin disa adoleshentë kur masturbojnë dhe disa prej tyre kanë përfundime fatale. Lidhur me këtë mekanizëm, ka edhe një fakt tjetër të përshkruar dhe të provuar, që gjatë fluturimeve në lartësi, nga pakësimi i oksigjenit, rritet dëshira për seks.
Të fikëtit pas orgasmës mund të jetë, gjithashtu, symptom i një gjendjes serioze shëndetësore, siç janë aritmitë e zemrës. Gjatë aktivitetit të zakonshëm ditor, njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje, mund të ndjehen fare mirë. Por pas një eforti fizik ose aktiviteti seksual vigoroz zemra e tyre nuk e mban dot tensionin e gjakut në shifrat e duhura. Kur mbaron sforcimi fizik të rrahurat e zemrës pakësohen, por vazat e gjakut në muskuj mbeten të dilatuara plot me gjak dhe kjo shkakton të fikëtit ose vdekjen. Ti thua se je mirë nga zemra. Sido që të jetë për t’u siguruar bëj edhe një test stresi për zemrën.
Kur ndodh të fiktit gjatë orgasmës, partneri duhet të të shtrijë, menjëherë, në tokë me kokë poshtë. Në këtë moment, kjo është gjithçka që ai? mund të bëje për t’u ndihmuar. Të ngrejë këmbët e tua, që të rritet sasia? e gjakut që shkon në tru dhe në zemër. Kur ti të ndjehesh më mirë, ngadalë, ai të të? vendosë në një pozicion më të ngritur. Kjo do ta ndihmojë që ti? të ngrihesh në këmbë. Që të jeni e sigurtë, është mirë që çdo njeri që ka të tilla episode të fikëti në mënyrë të përsëritur, të bisedojë me doktorin e tij.
Ti thua se qesh ose qan pa arsye gjatë orgasmës. Edhe për këtë sjellje e shumë të tjera ka arsye. Gjate orgasmave të fuqishme, që janë fenomene fiziologjike-psikoemocionale të fuqishme, nervat në trurin tënd bëjnë një qark të shkurtër. Si pasojë e këtij qarku të shkurtër nga mbingarkesa emocionale, disa gra qajnë, disa qeshin, disa teshtijnë në mënyrë të pakontrolluar për disa minuta, disa humbasin kontrollin mbi vezikën urinare dhe zorrën e trashë. Duhet të dini se ka edhe shumë gjëra të tjera që ndodhin nga telat e mbingarkuara… Tani që e kuptove arsyen, falënderoje qarkun tënd të shkurtër!
Paci fat dhe shëndet
Doktori.