Pyetje:
Dashnori im pëlqen të veshë mbathjet e mia. Jo vetëm përpara se të bëjmë seks, por ai këtë e bën vazhdimisht. Ai nuk është gay, por thotë se vetëm i pëlqen dhe ndjehet mirë me to. A është kjo normale? A bëjnë kështu të gjithë djemtë? A duhet të shqetësohem?
Personalisht kjo gjë nuk më shqetëson. Madje, mendoj se kjo është shumë seksi. Jam kureshtare të di diçka më shumë lidhur me këtë sjellje.
Faleminderit
Përgjigje:
A u ka ndodhur ndonjëherë, që në kulm të kënaqësisë ti keni bërë vetes këtë pyetje: “ Pa prit njëherë, a është kjo që po bëj tani, normale?”. Me këtë dua të them se fjala “normal” është e hapur për interpretime të ndryshme. Por, kur bëhet fjalë për jetën dhe aktivitetet seksuale konsesuale dhe të padëmshme për asnjërin nga ju të dy, gjithçka është definitivisht normale. Ti thua se të pëlqen kur dashnori vesh mbathjet e tua. Kur ty të pëlqen dhe dashnorit tënd i pëlqen, atëherë, absolutisht, nuk ka ndonjë gjë të pashëndetshme, ose anormale.
Në këtë rast, dy gjëra duhet të merren në konsideratë:
1-Shumica e të brendshmeve të vajzave janë me dantella, janë prej atlasi, ose mëndafshi, ndërsa ato të djemve janë thjesht prej pambuku. Atëherë, pse të çuditeni që ka djem që preferojnë të brendshmet e bukura të vajzave?.Madje, ka edhe vajza që preferojnë të veshin bokser ose mbathje të stilit tjetër të djemve. Dashnori dëshiron të ketë “diçka “ tënden me vete edhe kur është jashtë, ose sillet vërdallë. Këtu nuk ka asgjë të keqe, veçanërisht, kur edhe për ju, kjo është shumë seksi.
2-Le të mendojmë se ai është një transvestit. Kjo do të thotë, se ai është një person që dëshiron të veshë teshat e seksit tjetër. Kjo jo gjithmonë tregon se personi është homoseksual. Ka disa djem gay dhe disa vajza lesbiane që pëlqejnë të jenë edhe transvestitë, por ata jo detyrimisht pëlqejnë të vishen si seksi tjetër. Veshja e të brendshmeve të vajzave, nuk është një fazë që e kalojnë të gjithë djemtë homoseksualë. Ka edhe djem të drejtë që u pëlqen të veshin tesha grash, madje, shumë prej tyre dëshirojnë të veshin mbathje grash nën teshat e tyre të burrave.
Po qe se keni shumë palë mbathje, aq sa mjaftojnë për të dy, vishini dhe do të ndjeheni më të fortë seksualisht.