A bëjnë të gjithë adoleshentët seks?
Absolutisht jo. Shumë të rinj edhe në vendet më të zhvilluara janë të virgjër, ndonëse, është e vështirë të dihet ekzakt sa janë ata. Janë bërë duzina me studime. Rezultatet e tyre janë shumë të ndryshme. Disa nga këto studime tregojnë se të rinjtë sot bëjnë më pak seks, nga disa vite më parë. Ndërsa studime të tjera tregojnë për të kundërtën.
Nga analiza e këtyre studimeve kuptohet kjo gjë e rëndësishme :
Në vendet më të zhvilluara të botës, sjellja seksuale e njerëzve, veçanërisht e të rinjve, nuk ka ndryshuar nga më parë. Revolucioni seksual i vërtetë, është kryer vetëm në medien vizive dhe të shkruar, e cila e paraqet të shtrembëruar jetën seksuale të njerëzve.
Shumë të rinj pyesin: “Çfarë mendoni ju të rriturit,? për seksin e hershëm ?”
Ajo që adoleshentët duan të dinë është jo aq se çfarë mendojmë ne, po pse ne? mendojmë kështu. Atyre nuk u bëjnë përshtypje moralizimet e trasha dhe këshillat tona prej “prifti”. Ata kërkojnë përgjigje të ndershme, të bazuara në fakte të verifikuara. Në se seksi i hershëm është i gabuar, ata duan të dinë arsyen.
Ja arsyet:
-Shtatzënitë e padëshiruara janë më të shpeshta tek ato që e fillojnë seksin herët.
-Sëmundjet infektive seksuale, midis të cilave dhe HIV/AIDS janë mw TV shpeshta tek adoleshentwt.
Për ato të dyja është folur shumë, por ato meritojnë që të flitet pa pushim.
Këto dy reziqe të seksit të pambrojtur janë edhe për më të rriturit, por ato janë më të rënda për adoleshentët e rinj. Sepse ata janë akoma të pa përgatitur të përballojnë një sëmundje infektive kërcënuese për jetën, siç është HIV/AIDS dhe një shtatzëni që do t’i bënte prindër, kur vetë kanë nevojë për prindërit e tyre.
-Trupi i një adoleshenteje të re, nuk është akoma i zhvilluar mirë për të mbajtur një shtatëzani dhe mund të ndodhin gjëra, që kërcënojnë jetën e nënës dhe të fetusit.
-Adoleshentët e rinj janë të papërgatitur për të përdorur mjetet mbrojtëse, që e bëjnë seksin penetrant më të sigurtë. Studimet kudo në botë thonë se adoleshentët nuk i përdorin këto masa mbrojtëse, sepse akoma nuk janë ndërgjegjësuar për përdorimin e tyre.
Ja dhe disa fakte të tjera që janë kundër seksit penetrant të hershëm:
•? ? ? Vajzat që bëjnë seks penetrant të hershëm sëmurën më shpesh se shoqet e tyre virgjëresha, nga kanceri i qafës së mitrës dhe kanceri i gojës.
•? ? ? Seksi i hershëm, shpesh, i detyron të rinjtë të martohen me personin? e pa përshtatshëm. Ato martohen me personin që rastësisht dhuroi spermën për të ngjizur fëmijën e saj.
•? ? ? Sipas shumë studimeve, martesat e të rinjve që kanë bërë seks të hershëm, përgjithësisht, nuk janë të lumtura. Ata kanë humbur me kohë çdo kuriozitet për kënaqësinë seksuale në martesë.
•? ? ? Divorcet, sipas studimeve në shumë vende të zhvilluara të botës, tregojnë se midis atyre që kanë bërë seks të hershëm, janë shumë herë më të shpeshta. Ka dhe arsye të tjera për divorcet, por shkencërisht është vërtetuar, se seksi i hershëm është shkak kryesor për numrin e madh të divorceve.
•? ? ? Më në fund seksi i hershëm është një ngarkesë psikologjike shumë e rëndë për ata që nuk e kanë arritur pjekurinë dhe qëndrueshmërinë psiko-emocionale. Ata janë të pjekur fizikisht për seks penetrant, por akoma nuk janë të pjekur psiko-emocionalisht, për të duruar lëndimet e marrëdhënies, veçanërisht, kur marrëdhënia prishet.
vazhdon…