1-A ka një kufi moshe që përcakton kohën ideale që një vajzë duhet të humbë virgjërinë? Përse duhet respektuar ky kufi? Të lutem argumentoje përgjigjen.
Opinioni shoqëror duket sikur është kundër, që të rinjtë të bëjnë seks të hershëm. Prindërit janë thuajse unanimë kundër seksit të hershëm. Këtë qëndrim mbrojnë të heshtura edhe shkollat. Institucionet fetare shkojnë më larg, ato janë që të mos bëjnë interkursë deri në martesë. Për ta, seksi jashtë martese, në Bible quhet fornication.
Ky qëndrim, lidhur me seksin e hershëm, pa dyshim,? është dyfish më i fortë, kur fjala është për vajzat. Kjo pabarazi është reale dhe askush nuk mund ta injorojë këtë fakt. Mirë ose keq, ky standard i dyfishtë duket se do të vazhdojë të ekzistojë, deri kur shkenca do të gjejë mënyrën që edhe djemtë të bëjnë fëmijë. Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë !!!
Rreziku i shtatzënisë së padëshiruar, Sëmundjet Infektive Seksuale (midis tyre edhe HIV/AIDS) dhe pasoja të tjera të seksit të hershëm, janë arsye të mjaftueshme, që çdo i ri serioz ta kundërshtojë, ose ta ndërpresë kur e ka filluar, aktivitetin e hershëm seksual. Duhet të jesh i ri shumë mospërfillës,? që të mos marrësh parasysh këshillat e mjekëve dhe presionin e shoqërisë (sado të zbehur sot), për rreziqet që ka seksi i hershëm, e të shkosh përpara në këtë rrugë pa u menduar. Të dhënat kudo në botë, ashtu edhe tek ne, tregojnë se shumica e të rinjve janë mospërfillës! Pa dyshim që ka edhe përjashtime.
Është e natyrshme që dëshira për seks, për çdo të ri ose të re, të jetë aq e fuqishme dhe mundonjëse, sa që zor të vihet nën kontroll. Epshi seksual, ndonjëherë mund të jetë aq nxitës, sa dhe personat me vullnet dhe determinim të fortë mund të dorëzohen.
Duhet ta pranojmë se të rinjtë sot janë shumë tolerantë për seksin e hershëm. Në të kaluarën jo shumë të largët, të rinjtë nuk përfshiheshin kaq gjerësisht e hapur në interkursë seksuale. Sot, shumë të rinj mendojnë se ajo që ata bëjnë seksualisht është thjesht punë e tyre dhe e askujt tjetër. Ndonëse ky mendim nuk është i vërtetë, disave u pëlqen ta pranojnë se është kështu. Një rol me rëndësi në krijimin e kësaj mendësie kanë luajtur mësimet e revolucionit seksual dhe të lëvizjes feministe, nga mesi i shekullit të kaluar, si dhe presioni i madh që ushtron mbi të rinjtë TV, kinemaja, gazetat, revistat e ndryshme dhe interneti.
Sot ka shumë faktorë që e favorizojnë pjesëmarrjen e të rinjve në marrëdhënie të hershme seksuale. Midis këtyre faktorëve le të radhisim disa:
a-Mjetet kontraceptive gjenden lirisht dhe ato janë shumë efektive për të parandaluar shtatzëninë.
b-Edhe kur vajzat ngelen shtatzëna, aborti sot kryhet lehtësisht.
c- Shumica e Sëmundjeve Infektive Seksuale kurohen me sukses.
d-Sot, shumë çifte të rinjsh qëndrojnë vetëm, pa u shqetësuar nga të rriturit.
Po ti marrim të gjitha këto faktorë së bashku, duket qartë se dëshirës për seks është vështirë që të rinjtë t’i rezistojnë sot.
vazhdon…