Pyetje:
Doktor,
Jam një vajzë 20 vjeç dhe përdoruese e rregullt e duhanit. Dëshiroja të dija a ka efekte negative duhani mbi jetën seksuale të vajzave dhe grave?
Faleminderit.
Përgjigje:
Studimet kanë treguar se ekziston lidhje direkte midis tymosjes së duhanit dhe vështirësisë për të arritur ereksionin tek djemtë dhe burrat. Fatkeqësisht, ka pak kërkime mbi efektin e duhanit në jetën seksuale të grave dhe të vajzave. Kjo tregon se kërkimet lidhur me shëndetin seksual të grave janë shumë larg studimeve që janë bërë tek burrat… Është vendi të themi se të njëjtat arsye që qëndrojnë prapa lidhjes së fortë midis tymosjes së duhanit dhe impotencës mashkullore, mendohet se janë shkak për të prishur jetën seksuale edhe tek gratë dhe vajzat.
Nikotina është një ngushtues i vazave të gjakut (vazokonstriktor). Kjo do të thotë se ajo pakëson sasinë e gjakut që shkon në indet dhe organet. Kur vepron për një kohë të gjatë, nikotina ka efekt dëmtues permanent edhe mbi vetë murin e arterieve. Sot dihet me siguri se ereksioni i penisit varet nga sasia e gjakut që shkon në organ, gjatë eksitimit seksual. Duke u nisur nga kjo, mjekët mendojnë se tymosja e duhanit? i ngushton vazat e gjakut që çojnë gjak në penis dhe kjo e prish ereksionin. Studimet më të fundit e kanë vërtetuar këtë fakt.
Në një studim të publikuar në revistën “Adiction Behavior”, tregohet se kur djemtë tymosin edhe vetëm dy cigare, ato janë të afta ta dobësojnë ereksionin. Një studim më i ri, bën një rishikim të gjitha studimeve të kryera tek burrat impotentë? gjatë dy dekadave të fundit. Ky studim tregoi se prej impotencës vuajnë 28 përqind e burrave dhe djemve dhe 40 përqind e burrave impotentë janë nga ata që tymosin duhan.
Në të vërtetë, përveç tymosjes së duhanit që është një nga shkaqet e impotencës, ka edhe shkaqe të tjera si stresi, hypertensioni arterial, abuzimi me alkool dhe droga, diabeti dhe operacionet në gjëndrën e prostatës që favorizojnë shfaqjen e impotencës.
Të rinjtë që tymosin duhan mund të mos i vënë re menjëherë efekte negative të tij, por ata padyshim, duke tymosur do ta përgatitin veten? për këtë “dështim seksual” më vonë.
Sot që është shtuar shumë numri i vajzave dhe grave që tymosin duhan, ashtu si edhe ty, ka shumë rëndësi që problemi të diskutohet edhe për to me të njëjtin preokupim si dhe për burrat.
Çdo të thotë për gratë gjithë diskutimi që bëmë për impotencën e burrave?
Gjatë eksitimit seksual buzët e vaginës, klitori dhe vetë vagina mbushen plot me gjak, ashtu si dhe penisi i një burri. Në këtë mënyrë rritet ndjeshmëria e tyre dhe ato eksitohen. Përdorimi i nikotinës e pakëson fluksin e gjakut dhe do të ketë efekt negativ mbi ndjeshmërinë seksuale të gruas, ashtu siç shkakton disfunksione erektile tek burrat
Është vështirë të thuhet me siguri në se jeta seksuale do të përmirësohet? po qe se e flakni duhanin, sepse ka shumë faktorë që influencojnë në jetën seksuale përveç ndijimeve gjenitale. Por padyshim, flakja e duhanit do të eliminojë zverdhjen e dhëmbëve, lëkura do të jetë më e shëndoshë, rrudhat në fytyrë nuk do të formohen herët dhe me shumicë, flokët do të ruajnë vitalitetin dhe fryma nuk do të bjerë erë duhani. Edhe vetëm këto efekte pozitive, janë të mjaftueshme për ta përmirësuar jetën seksuale. Përveç këtyre do të pakësohen rreziqet për kancer, për sëmundje të zëmrës, shqetësimet premenstruale do të jenë më të pakta, menopauza do të fillojë më vonë, osteoporoza do të jetë më e lehtë e etj. Të gjitha këto, siç kuptohet, kanë efekte negative mbi jetën seksuale.
Nga sa thamë kuptohet se gratë që nuk tymosin duhan janë më të shëndetshme dhe janë për një kohë më të gjatë “gra seksi”.
Është qind për qind e sigurtë që lënia e duhanit nuk do ta dëmtojë jetën tënde seksuale, por në të kundërtën do ta ndihmojë atë. Atëherë pse nuk e provoni ta flakni duhanin? Në qoftë se kuptoni që nga flakja e duhanit fituat edhe një sensacion të ri e të pasur gjatë seksit, ky është edhe një aspekt tjetër pozitiv për ta shtuar? në listën e gjatë të përfitimeve që sjell lënia e duhanit.
Të këshilloj që kur të lexoni në paketën e cigareve paralajmërimin se “duhani dëmton shëndetin” ndryshojeni në mendjen tuaj dhe shtoni: “duhani është i dëmshëm për jetën seksuale”. Kjo do të bëjë ta “flakësh zakonin? e vjetër”
Të uroj shëndet dhe vullnet për ta flakur duhanin