Pyetje:
Doktor përshëndetje, shpresoj ta marrësh këtë mesazh dhe të më përgjigjesh sa më parë që të mundesh. Jam një vajzë 18 vjecare, kam pasur marrëdhënie seksuale që 1 vit më parë dhe nuk kam pasur probleme, mirpo këtë vit kam pasur probleme të mëdha me mestruacionet, kam pasur vonesa, kam qenë tek mjeku në ultraza dhe më ka thënë që kam cista të vogla në vezoren e djathtë. Nëna dëshiron të më coj tek një gjinekolog dhe kam firikë se mos mund ta hetoj ai përmes ultrazerit që kam kryer marrëdhënie dhe ti tregoj nënës, a mundet ta hetoj përmes ultrazerit se kam kryer marrëdhënie? Ndoshta është absurde kjo që po pyes mirëpo kam shumë frikë..dhe një pyetje të vogël, a janë të rrezishme këto cistat që më janë paraqitur. Të përshëndes dhe ju uroj suksese.
Përgjigje:
Ti duhet të shkosh të vizitohesh tek një mjek gjinekolog, lidhur me shqetësimet që ke me menstruacionet.
Shqetësimi yt, se mos sonografia (ultrazeri), dikton faktin që ti ke kryer marrëdhënie seksuale nuk qëndron.
Prishja e virgjërisë nuk dallohet me ultratingujt. Atë e dallon doktori po qe se do t’i duhet të kryejë ekzaminim vaginal, gjë të cilën doktori nuk e bën kur vajza thotë se është e virgjër.
Përvec kësaj, asnjë doktor nuk u tregon prindërve sekrete të pacientëve të tij, pa dëshirën e pacientes. Edhe në rastin tënd, po qe se ti nuk do që nëna ta marrë vesh, doktori nuk do t’ia thotë asaj, pa e lejuar ti këtë.
Shko pa frikë tek doktori dhe fillo mjekimin.
Pac fat e shëndet
Doktori