Pyetje:
Përshëndetje, jam një djalë në moshën 18 vjeçare dhe kam një problem. Njëri nga testikujt e mi nuk është i vendosur paralel me testikulin tjetër që do të thotë është i pazbritur si e quani ju. Testikuli është i vendosur paralel me organin seksual, por më duket se nuk kam lindur me këtë problem por e kam fituar gjatë jetës. Për këtë gjë nuk e kam pyetur ende babin. Çfarë më këshilloni të bëj se vërtet jam i shqetësuar për të ardhmen time. A do jem në gjendje të kem fëmijë? Ju lutem më ktheni përgjigjen sa më shpejt.
Përgjigje:
Besoj se vuan nga ajo qe quhet kriptorkizmi. Për këtë kam shkruar shumë herë. Kërko në blogun “www.seksologu.com” atje do të gjesh shumë materiale për të.
Ti je shumë i vonuar tani që je 18 vjeç. Shko vizitohu tek një mjek urolog. Ai do të thotë gjithçka që duhet për rastin tënd.
Lidhur me gjendjen për të bërë fëmijë, kërkoi doktorit të të bëjë një analizë të spermës. Në bazë të saj doktori do të të thotë je ose jo i aftë për të bërë fëmijë.
Uroj shëndet e fat.
Doktori.