Pyetje:
Doktor, jam 19 vjeç, grua e martuar dhe kam tre fëmijë. Problemi qëndron se disa herë më ka rastisur të kem kruajtje në vaginë dhe më kundërmon erë të keqe. Pse ndodh kjo doktor?
Përgjigje:
Ankesat e tua tregojnë se diçka nuk është mirë me vaginën tuaj. Normalisht vagina nuk duhet të ketë erë të keqe dhe nuk duhet të ketë kruajtje.
E para gjë që të shkon në mendje është nje infeksion vaginal, që mund të jetë nga ato që transmetohen seksualisht.
Ti bën mirë të vizitohesh tek një gjinekolog, i cili do të të ekzaminojë dhe do të të mjekojë. Po qe se je e infektuar edhe burri yt duhet të vizitohet dhe të mjekohet bashkë me ty.
Duhet të përdorni kondomin kur bëni seks. Çifte të martuara mund të bëjnë seks pa kondom, vetëm, kur janë shumë të sigurtë se partneri është ekskluziv, pra bëni seks vetëm me njëri-tjetrin.
Edhe njëherë, shko tek Gjinekologu pa u vonuar.
Në blogun www.seksologu.com ka mjaft materiale për sëmundjet infektive seksuale. Gjeji dhe lexoini.
Uroj shëndet dhe fat
Doktori