Pyetje:
Përshëndetje doktor!
Kam dëgjuar që nëpër farmaci qarkullon një krem i cili mund të mpij penisin e të zgjasë aktin seksual. Ju lutem më thoni diçka për këtë, nqs ka? ku mund ta gjej dhe si përdoret?
Faleminderit.
Ju uroj shëndet.
Përgjigje:
Eshtë e vërtetë që mpirja e kokës së penisit, pakëson ngacmimin e saj dhe në disa raste eviton prishjen e parakohshme të djemve.
Lidocainin 2% mund ta përdorni si pomadë ose si lëng, menjëherë para së të filloni marrëdhënien seksuale. Këtë bar mund ta gjeni në farmacitë e qytetit.
Uroj shëndet e fat.
Doktori.