Pyetje:
Përshëndetje. Jam 22 vjec dhe gjatë marrëdhënieve seksuale majat më hynë brenda, nuk e di pse. A ka ndonjë ilac për rritjen e tyre? Pres përgjigje sa më shpejt. Faleminderit.
Përgjigje:
Nuk thua si i ke majat kur nuk bën seks. Normalisht, gjatë eksitimit seksual thumbat erektohen, që do të thotë forcohen dhe ngrihen. Vajza të ndryshme kanë forma gjinjsh të ndryshme. Ka vajza që thumbat u shquajnë edhe mbi bluzë, ka të tjera që i kanë të zhytura. E vetmja gjë që mund të bësh është t’i tërheqësh ngadalë me gishta dhe ti drejtosh nga jashtë, pas ushtrimeve të tilla thumbat do të dalin. Sot bëjnë dhe operacione për këtë qëllim, por rezultatet nuk janë shumë të sigurta. Provo me masazhin.
Doktori.