Pyetje:
Jam një vajzë 18-vjeç.? Jam ende e virgjër….para disa muajsh i dashuri im më kërkoi të bënim seks por unë nuk ndihesha e përgatitur emocionalisht dhe e refuzova atë kur ishim në shtrat. Atëherë isha 17 vjeç, ai u ndje shumë keq pas refuzimit dhe gjërat mes nesh u ftohën shumë, aq sa u ndamë. Pak ditë pas kësaj ai shkoi me një tjetër….më parë më thoshte që? më donte dhe do të fejoheshim por unë e kisha bërë të ndihej i parëndësishëm pas asaj që ndodhi…..ne kishim 1 vit bashkë…..por unë doja të më priste edhe pak kohë.? Mendoni se kjo është një arsye për tu ndarë? Më ktheni përgjigje. Faleminderit
Përgjigje:
Në pozitën tënde janë edhe shumë shoqe të tuat. Marrëdhëniet ku djali kërkon të diktojë, pa marrë parasysh emocionet e vajzës, janë marrëdhënie të dhunshme dhe abuzive. Nga këto marrëdhënie bën mirë të largohet çdo vajzë. Dhunën dhe abuzimin me takim, askush nuk duhet ta durojë. Koha se kur një vajzë do të fillojë të bëjë marrëdhënie seksuale, është e drejtë e vajzës ta përcaktojë, çdo detyrim është i papranueshëm. Një djalë që e do një vajzë, respekton ndjenjat dhe emocionet e saj. Ai iku me një tjetër dhe kjo tregon se ai ishte abuziv, i dhunshëm dhe jo i sinqertë.
Me që problemi i dhunës ne takime, është një problem i përhapur, nga libri im, akoma i pambaruar, për abuzimin dhe dhunimin në takim, po të dërgoj një pjesë të shkurtër me shpresën se mund të ndihmohen edhe shumë shoqe të tuat.
Marrëdhënie abuzive
Në radhë të parë të duash veten
Një marrëdhënie? e mirë midis një vajze dhe një djali, është? një gjë e mrekullueshme, por mos mendo kurrë, se ti nuk je “asgjë”, nga që ai u largua prej teje.
•? ? ? ? ? ? ? Përpiqu ta kontrollosh vetë jetën tënde.
•? ? ? ? ? ? ? Një vajzë e zgjuar ndjehet e kënaqur edhe kur përkohësisht qëndron vetëm.
•? ? ? ? ? ? ? Mos e shiko veten të poshtëruar.
•? ? ? ? ? ? ? Çdo vajzë duhet të dijë se çfarë ajo beson dhe çfarë ajo dëshiron.
•? ? ? ? ? ? Përpiqu të ndjehesh e sigurtë edhe tani që ai është larguar nga ty.
Të dish të drejtat e tua dhe përpiqu t’i mbrosh ato.
•? ? ? ? Kur merrni vendime duhet të ndjeheni? të barabartë.
•? ? ? Të jeni gjithmonë vetia tuaj.
•? ? ? Veç atij që do, përpiquni të kini edhe shokë e miq të tjerë.
•? ? ? T’i shprehësh hapur ndjenjat e tua dhe përpiqu t’i respektosh ato.
•? ? ? Është e drejta jote të vendosësh nëse do të bësh seks dhe kohën kur duhet të bësh seks. Kush nuk respekton ndjenjat dhe dëshirat e tua, nuk meriton të jetë dashnori yt.
•? ? ? Kërkesat e tua kanë po aq rëndësi, sa edhe të partnerit tënd.
•? ? ? Bë që partneri, të jetë i përgjegjshëm për sjelljet e tij, ashtu siç je dhe ti përgjegjëse për sjelljet e tua.
•? ? ? Kërko ç’do gjë që dëshiron, pa lejuar kërkënd të të sulmojë për këtë.
•? ? ? Po qe se dallon shenjën më të vogël të abuzimit me marrëdhënien, përpiqu të çlirohesh prej tij.
Kujdes! Ata që nuk i pranojnë këto të drejta, janë tipa abuzivë. Çdo marrëdhënie që nuk i respekton këto kërkesa,? nuk ia vlen të vazhdohet.
Të dish se çfarë duhet të bësh.
Gjithkush, që është, ose sapo ka dalë jashtë nga një marrëdhënie abuzive, ka nevojë të bisedojë me dikë. Ndjenja e vetmisë, është ajo që të mban të lidhur me atë marrëdhënie abuzivë.
Ti tani ndjehesh konfuze dhe e trembur. Në këto kushte ti e ke të vështirë të mendosh se çfarë duhet të bësh. Dikush tjetër duhet të të? ndihmojë, që të qartësohesh dhe lehtësohesh.
Ka shumë rëndësi që të gjesh personin e duhur, që do të të ndihmojë. Dikush që nuk e kupton gjendjen tënde,? mund të thotë :“Ti ia bëre vetes” ose “Pse e zgjate kaq shumë ? “. Person i duhur është ai që dëshiron të të japë mbështetje dhe? që të respekton.
Shumë të rinj i drejtohen një shokut ose shoqes, të së njëjtës moshë. Është më mirë t’ia thuash shokut, se sa të mos ia thuash askujt. Por një shok adoleshent, nuk e ka gjithë informacionin që të duhet ty.
Është më mirë të gjesh një të rritur, që do të ndihmojë me të vërtetë. Disa drejtohen për ndihmë tek një mësues, një psikolog,? ose një shërbyes fetar. Ndonjëherë prindërit e ndonjë shoqes, ose shokut mund te jenë një zgjedhje e mirë.
Personalisht, mendoj, se njerëzit më të përshtatshëm që do të të ndihmojnë janë prindërit. Shumë shokë e shoqe të tua mendojnë: “Jo! Kjo është gjëja e fundit që mund të bëj”.? Ata mendojnë se prindërit do t’i fajësojnë. Unë e kuptoj, kjo për prindërit mund të jetë, vërtet,? një surprizë.
Disa vajza mendojnë, se po t’u a tregojnë prindërve, do ta humbasin krejt lirinë e tyre. Por, ju duhet të dini, se të rriturit, përvoja, i ka mësuar, se gjithkush ka nevojë për ndihmë, tani ose më vonë. Ata, padyshim,? duan ta ndihmojnë vajzën e tyre në çdo rast. Tani, që ata e shikojnë, se vajza e tyre po ndërmerr hapa të ndjeshëm dhe është në shqetësim, kuptojnë se vajza e tyre është rritur.
Të rinj të tjerë në këto kushte, nuk u drejtohen prindërve,? sepse nuk duan t’i mërzisin ata.
Ka raste kur djali e kërcënon vajzën me mënyra të ndryshme, po qe se ajo u thotë prindërve.? Zakonisht, këto janë kërcënime boshe. Vajza duhet t’u thotë prindërve për atë që i ndodhi dhe për kërcënimet e djalit.
Ajo duhet ta shpjegojë në mënyrën më të mirë situatën. Kur ajo e prezanton rastin me qetësi, prindërit, padyshim, do ta dëgjojnë.
Kur vajza nuk e di si do të reagojnë prindërit, ose ajo i njeh mjaft mirë prindërit? dhe e di se ata nuk do të reagojnë mirë, opsioni më i mirë është të bisedojë me psikologen e shkollës, ose me një mësuese të cilës i? beson.
Më në fund kurrë mos tentoni të rifilloni marrëdhënie me një djalë që ka qenë abuziv dhe nuk respekton të drejtat dhe personalitetin tuaj.
Të uroj shëndet dhe fat
Doktori