Pyetje:
Doktor jam shumë e shqetësuar dhe dua të dëgjoj një përgjigje të sigurtë nga ana juaj . Për shumë kohë kam masturbuar duke shtrënguar kofshët me njëra tjetrën por kurrë skam futur gjë në vaginë . A dëmton ky veprim virgjërinë?
Përgjigje:
Nuk ka arsye të jesh e shqetësuar.
Ti ke bërë atë që bëjnë të gjitha shoqet e tua. Masturbojnë vajzat, masturbojnë gratë e martuara, masturbojnë, madje, edhe ato që njerëzit i quajnë “vajza të mira”.
Unë mendoj se ti je e virgjër, por këtë e di ti më mirë. Po qe se je kënaqur? me vetë-seksin dhe nuk ke futur asgjë në vaginën tënde, ti je virgjëreshë.
Qetësohu dhe vazhdo të vetë- kënaqesh seksualisht Masturbimi është seks i sigurtë. Duke masturbuar nuk mbetesh shtatzënë, nuk infektohesh me ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme. Shumë gra kënaqen më shumë me masturbim se me partner. Kush ka arritur orgasma me masturbim, e ka më tëe lehtë të arrijë orgasmat edhe me partner. Kjo ka shumë rëndësi. Rreth 30% e grave nuk e arrijnë kurrë njëe orgasmë, nga që nuk e njohin atë dhe nuk dinë ta arrijnë.
Të uroj fat, shëndet dhe kënaqësi seksuale
Doktori