Pyetje:
Përshëndetje i nderuar doktor,
jam një djalë dhe desha të bëja një pyetje. A merr infenksion nëse i bëj masturbim një vajze me gishta duke e prekur në vaginën e saj në klitor, ndërsa ajo më bën mua masturbim në të njëjtën kohëduke ma lëmuar penisin dhe në këtë rast unë kam të vendosur kondom dhe kështu arrijmë deri në orgazëm?
Përgjigje:
Ju bëni masturbim të ndërsjelltë. Kjo është një lloj marrëdhenie seksuale qe e bëjnë shumë njerëz dhe është një marrëdhënie shumë e kënaqshme.
Mënyra se si ju bëni masturbim tek njëri tjetri, kur ti vesh dhe kondom duket se është mënyrë e sigurtë. Sëmundjet infektive seksuale janë të shumta. Disa prej tyre janë të lokalizuara në lëkurën e zonës gjenitale të vajzës dhe të djalit dhe mund të përhapen edhe me takimet me lëkurëe, siç janë veruket gjenitale, morrat e pubisit? e të tjera. Në këto raste ajo që mund të bëni është të shkoni të vizitoheni e të mjekoheni po qe se keni të tilla infeksione. Ju nuk mund të futeni secili më vete, komplet në kondome gjigande. Të tilla nuk ka dhe as do të ketë.
Seks plotësisht të sigurtë nuk ka, prandaj une them “seks më të sigurtë” dhe ju veproni duke bërë seks më të sigurtë.
Uroj shëndet, fat dhe seks të këndshëm.
Doktori