Pyetje:
Përshëndetje doktor!
Jam një vajzë 22 vjeç dhe i dashuri im, i cili ndodhet jashtë shtetit, është 23 vjeç. Nuk kemi kryer asnjëherë marrëdhenie seksuale bashkë por kur flasim në telefon masturbohemi të dy në të njëjtën kohë dhe prishemi bashkë. Kjo gjëndje ndodh më shumë se dy herë në ditë, ka raste edhe 5-6 herë në ditë. Dua të di a sjell kjo gjë problem në raportin tonë seksual? A është e drejtë kjo gjë që bëjmë dhe shpeshtësia e saj?
Ju faleminderit!
Përgjigje:
Seksi në telefon, sot, është një formë mjaft e përhapur. Ju te dy keni gjetur mënyrën për ta kënaqur veten dhe shokun duke masturbuar së bashku në telefon. Shumë mirë. Seksi në telefon nuk ka asnjë të keqe, madje është seks i sigurtë sepse mikrobet dhe viruset që shkaktojnë sëmundjet seksualisht të transmetueshme nuk përhapen me anë të telefonit. Madje shoqet e tuat, e përdorin dorezën e telefonit edhe si një lodër seksuale.
Ti thua se masturboni në telefon çdo ditë, madje, deri pesë herë në ditë.
Nuk më duket e arsyeshme që të gjitha paratë tuaja t’i harxhoni në telefon për të masturbuar, mendoni edhe për këtë.
Së dyti masturbimi kaq shpesh, juve nuk u lë kohë për aktivitete të tjera. Për shkollë, punë, sport, lexim librash, kinema, vizita në muzeume e plot aktivitete të tjera që dy të rinj duhet t’i bëjnë patjetër, së bashku, ose veç e veç.
Këshilla ime është që t’i rralloni këto seksione të masturbimit në telefon dhe të bëni të dy, ndonëse larg, një jetë më të shëndetshme.
A mund të mbahet për shumë kohë? një marrëdhënie e tillë kur dy të rinj jetojnë larg? Kjo është një pyetje që ma kanë bërë edhe të rinj të tjerë që jetojnë larg njëri-tjetrit. Në Shqipëri për arsye të emigrimit ka shumë të rinj që jetojnë larg.
Gjithashtu mund të lexosh te blogu im”seksologu” një artikull me titullin “Jetojme Larg” në kategorinë “Pyetje direkte nga lexuesit” ku i jam përgjigjur një djali që më bën një pyetje të tillë.
Lexoje me kujdes dhe nxirrni mësime të dy. Shikojeni jetën më realisht.
Ju uroj të dyve shëndet, fat dhe bashkim të shpejtë.
Doktori