PYETJE Nr. 3
Doktor,
Jam një djalë në universitet. Kam një shokun tim të ngushtë në shkollë me të cilin jam njohur që kur filluam Universitetin. Jemi të së njëjtës moshë. Jetojmë në të njëjtën dhomë. Ne të dyve na pëlqejnë vajzat dhe kemi nga një dashnore, por herë pas here qëndrojmë shtrimë në krahë të njeri-tjetrit dhe masturbojmë njeri-tjetrin, para se të flemë. A është kjo normale? A po ka diçka gabim në këtë sjellje? A duhet të vazhdojmë kështu?
Faleminderit.
PËRGJIGJE:
Me sa duket ju të dy keni miqësi të fortë dhe ndjeni e? shprehni afeksionin për njeri-tjetrin. Ju, mesa duket, vlerësoni dhe i komunikoni njeri-tjetrit ndjenjat intime, ndaj dhe ndonjëherë masturboni së bashku. Unë mendoj se ju jeni dy djem normalë. Dëshira që ke për të ditur më shumë për këtë veprim, tregon se je i zoti t’i tregosh shqetësimet e tua me kurrajo.
A mendon ti se vetëm ju të dy jeni që masturboni me njeri tjetrin në këtë botë?. Unë them jo…
Rëndësi ka të dini atë që kam shpjeguar edhe më sipër, masturbacioni është normal dhe i shëndetshëm, pavarësisht e bëni vetëm ose me shokun tuaj. Por, duke pasur parasysh mesazhet negative që shumë njerëz perceptojnë prej masturbimit dhe homoseksualitetit, e kuptoj shqetësimin që ti ke.
Përpiqu të gjesh arsyet pse shqetësohesh prej masturbimit me shokun tënd të dhomës. Provo t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve dhe vetë do ta gjesh arsyen e shqetësimit:
1. A të shqetëson fakti që masturbon, pavarësisht ne se masturbon vetëm ose me shokun?
2. A shqetësohesh nga mendimi se tani ose më vonë do të bëhesh homoseksual?
3. A shqetësohesh se nuk di çfarë mendon shoku juaj, kur lozni me penisët e njeri-tjetrit?
4. A keni biseduar ndonjë herë me njeri-tjetrin për këtë sjelljen tuaj ?
Kur të gjykoni për sjelljen tuaj kini parasysh se djemtë dhe burrat janë normalë edhe kur përfshihen në shumë forma të seksualitetit. Edhe shokët e dhomës janë po ashtu normalë, kur përfshihen në të gjitha format e seksualitetit.
Po qe se u pëlqen të masturboni së bashku me shokun e dhomës dhe kjo nuk e prish shoqërinë tuaj, nuk pengon shkollën dhe punën tuaj, atëherë vazhdoni.
Në qoftë se kjo formë kënaqësie me njeri-tjetrin, nuk vazhdon t’u kënaqë më, ndërpriteni këtë aktivitet. Çdo zgjedhje që do të bëni është normale dhe e shëndetshme, mjafton që ju të ndjeheni mirë.
Uroj gjithë të mirat
Doktori.