Pyetje:
Organi seksual i djemve a rritet në raport me rritjen e trupit të tyre apo në mënyrë të pavarur prej trupit? E kam fjalën një djalë ende i mitur le të themi katër vjeç, me një penis të vogël , do të jetë në të ardhmen një burrë me penis të vogël? Në fund të fundit kush konsiderohet “i vogël” e kush normal?
Përgjigje:
Lidhur me madhësinë e penisit, kam edhe shumë pyetje që më kanë ardhur në postën elektronike. Të interesuarit nuk duan t’i bëj publike pyetjet e tyre, ndaj u përgjigjem të gjithëve bashkarisht.
Për këtë problem kam folur dhe kam shkruar shumë herë. Me sa duket pyetjet dhe interesimi për madhësinë e penisit janë pa fund. Kjo është një pyetje sa e vjetër dhe e re, sepse shumica e burrave janë të pakënaqur me penisin që kanë. Të gjithë duan ta kenë sa më të madh.
Gjatësia mesatare e një penisi të zbutur tek një i rritur, është? 5-6 cm. Kur penisi i një të rrituri është? i forcuar, gjatësia e tij është rreth 10-11 cm.? Një burrë ose djalë që ka një penis në këto dimensione nuk ka pse shqetësohet.
Shifrat, që sapo citova, mund t’u duken të pabesueshme, por u? rekomandoj që kurrë të mos e krahasoni penisin tuaj, të dashnorit, dhe të fëmijës tuaj me mesataret, me statistikat, me fotografitë dhe me “yjet” e filmave porno. Çdo krahasim është pa vlerë…
Shumë djem e burra dëshirojnë të dinë në se ka një mënyrë që mund të rritë dimensionin e penisit të tyre. Për këtë çështje mbani mënd mirë se reklamat dhe njoftimet kanë për qëllim të? tërheqin vëmendjen tuaj dhe ju t’i blini ato produkte. Unë nuk shes produkte dhe nuk kam interes tjetër veç shëndetit tuaj. Detyra ime është t’u jap informacion faktik dhe vendimin ta merrni ju vetë. Reklamat nuk lenë gjë pa thënë për produkte që gjoja rritin dimensionet e penisit. Këto reklama në internet janë pa fund. Në fund të fundit kjo është detyra e reklamës: të shesë produkte. Pozicioni im është shëndeti juaj, ndaj po u them se të gjitha barnat dhe procedurat që rekomandon reklama janë pa efekt, ose kanë efekte provizore. Unë vazhdimisht kam thënë se dimensioni i penisit nuk është gjithçka, ndaj gjithkush duhet të operojë me atë që ka. Është më mirë një burrë me penis të vogël por që ka fantazi dhe është një dashnor i shkathët, se sa një burrë me penis të madh por pa pikë fantazie.
Në rregull, besoj se tani është gjithçka e qartë. Unë do të rekomandoja mjekime dhe procedura vetëm për burrat që kanë probleme me ereksionin, por jo për zmadhimin e penisit. Ka një pajisje në shitje që ndihmon burrat të arrijnë ereksionin me anë të thithjes. Kjo pajisje është një cilindër plastik që vendoset në penis. Burri në mënyrë të përsëritur shtyp pompën që nxjerr ajrin nga cilindri. Kjo krijon vakuum? që bën të vijë gjak në penis dhe kjo bën të fitohet ereksioni. Kur burri arrin? ereksionin që e kënaq, e heq cilindrin, pasi të ketë vendosur një “zhgut “ llastiku në bazë të penisit. Kjo e mban gjakun në penis gjatë seksit. Ky “zhgut “ nuk duhet të mbahet më shumë se 30 minuta.
Kjo pajisje jep një ereksion, kur ju e dëshironi atë. Kjo pompë vakuum mund ta bëjë penisin tuaj “më të madh e më të fortë” për ato tridhjetë minuta. Disa e rekomandojnë këtë mënyrë, të përsëritur shpesh,? si metodë për të rritur dimensionin e penisit. Kjo metodë, nuk ka fenomene anësore, ose komplikacione, po qe se do ta përdorni ”zhgutin“ e rekomanduar jo më shumë se tridhjetë minuta. Çmimi i pompës është rreth 150-450 dollarë.
Doktor Berni Zilberg në librin e tij të famshëm “A New Male Sexuality” shkruan: ” Unë e kuptoj se ka njoftime në revista që thonë se produkti X ose Y mund ta bëjë penisin tuaj më të madh. Ju mund t’i shpenzoni paratë tuaja për këto gjëra në se dëshironi, por penisi juaj do të mbetet siç ishte”.
Kur është fjala për anatominë e kënaqësisë mashkullore, mendoj se ka rëndësi të dini: Kur nuk ke një penis me dimensione gjeneroze, ti vetë duhet të jesh, seksualisht, gjeneroz, në kuptimin sa më të gjërë të kësaj fjale
Shumë njerëz, gabimisht, gjykojnë për madhësinë e penisit të forcuar të një djali, duke parë penisin e tij të zbutur. Kjo është krejtësisht gabim. Penisi vetë thotë: “Unë jam ai që rritem, nuk jam ai që dukem”. Kjo do të thotë se penisi mund të duket i vogël kur është i butë, por kur forcohet ai zmadhohet.
Një penis që është i vogël kur është i butë, kur forcohet, mund të bëhet më i madh, krahasuar me një penis që duket më i madh kur është i butë.
Lidhur me pyetjen se a rritet penisi në raport me trupin?. Duhet të dini se ka shumë burra trup mëdhenj që kanë penis të vogël dhe burra të tjerë trup vegjël që kanë penis më të madh.
Lidhur me këtë problem, vlejnë fjalët e një “Edukatores seksologe”. Ajo shkruan: “Sipas eksperiencës time, unë vlerësoj mendjen, gishtat dhe gojën e një personi, më shumë se penisin e tij. Një dashnor me penisin më të madh, ose fare pa penis, mund të më eksitojë mua në mijra mënyra të ndryshme, po qe se ai angazhon imagjinatën dhe përdor gjithçka që ka për të më çuar atje ku duhet. Madhësia nuk ka rëndësi për mua.”
Sigurisht kjo nuk është e vërtetë për këdo. Disa gra çmenden për një penis të madh, ndërsa të tjera, për shumë arsye, dëshirojnë një të vogël.
Ja ç’thotë një shitëse e lodrave seksuale : “Për disa vite unë punova në një dyqan të lodrave të seksit që quhet Babeland. Një faqe muri në dyqan ishte vetëm me vitrina për dildotë(penisë artificialë) – Dildo pa fund, me shumë ngjyra dhe? shumë dimensione e forma. Nuk? e di sa orë nga jeta ime qëndrova tek ai mur me dildo, duke ndihmuar konsumatoret të gjenin një penis të përshtatshëm për trupin e tyre. Unë kam bërë shumë biseda lidhur me madhësinë. ……….Konsumatorja vinte brenda dhe shikonte dildotë e mëdha një kilogramshe, afërsisht 20 cm, që quheshin “Spinal Tap” dhe pyeste: “Kjo është dildoja më e madhe që keni?”. Dildoja e jonë më e madhe nuk ishte aq sa të plotësonte nevojat e saj. Një konsumatore tjetër vinte brenda dhe shikonte dildonë më të vogël (një të hollë, 8cm që quhej Silk) dhe pyeste” Kjo është më e vogla dildo që keni?”.
Natyrisht, kjo provon se dimensioni i kërkuar është relativ dhe? varet nga gruaja. Dikush mund të pyesë: Si do të bësh seks me një penis të vogël dhe ta kënaqësh një grua ? Unë kësaj pyetjeje do t’i përgjigjem përsëri me fjalët e “Edukatores seksuale” që në librin e saj shkruan:
“Filloni të mësoni se seksi është? më shumë se vetëm interkursë. Seksi i madh përfshin flirtimin, puthjet, seksin oral, gishtat, lodrat e seksit, penetrimin dhe imagjinatën. Seksi i madh, ndodh kur çdo partner është aq i interesuar sa dëshiron ta shikojnë partnerin e tij të arrijë klimaksin, ashtu si do të dëshironte ta arrinte edhe vetë. Kthehuni tek dashnorja juaj, dëgjoni frymëmarrjen e saj, vëzhgoni lëvizjet e vitheve të saj, ndjeni muskujt e saj të mblidhen në gishtat tuaja.? Fol me të ndershmërisht për mënyrën si dëshiron ajo ta prekesh. Inkurajoje atë të prekë veten e saj, vëzhgo çfarë bën ajo dhe bë edhe ti lëvizjet e saj. Lexo librat më të mira për seksin dhe përvetëso teknikat më të mira. Lexoi asaj në shtrat erotika. Shkoni gjithnjë e më tutje. Seksi i madh pak ka të bëjë me dimensionin e penisit. Dhe në qoftë se për shans ju bini në dashuri me një grua që dëshiron një të madh, bli për të një dildo të madhe që të ndihmohet. Tërhiqu dhe kënaqu duke parë.!”
Uroj fat për ju të gjithë.
Doktori