Stadi i parë
Disa javë pas infektimit me HIV, personat e infektuar mund të kenë shenjat e gripit për pak ditë. Persona të tjerë mund të mos kenë fare simptoma por janë ngjitës? për të tjerët. Stadi i parë zgjat nga 2-10 vjet.
Stadi i dytë
Shfaqen shenjat e infeksionit HIV që janë: Temperaturë, humbje në peshë (4-5 kg), ënjtje gjëndrash, infeksione të shpeshta prej mykut, djersitje natën, diare, lodhje dhe njolla në lëkurë. Mund të shfaqen shenja të shumë sëmundjeve të tjera si gripi ose viroza të tjera. Këto shenja jo gjithmonë tregojnë se personi që i ka është i infektuar me HIV. Kur këto shenja janë të forta, të pashpjegueshme dhe? zgjatin shumë, personi bën mirë të shkojë tek doktori. Kjo fazë zgjat nga disa muaj në disa vjet.
Stadi i tretë
Sistemi imun dobësohet vazhdimisht. Kjo bën të shfaqen sëmundje dhe infeksione më të rënda. Këto sëmundje që tregojnë se sistemi imun është dëmtuar rëndë janë : Infeksione prej mykut në gojë, në ezofag dhe në vaginë që përsëriten shpesh. Shfaqen infeksione virale herpetike që janë shumë të dhimbshme.
Stadi i katërt
Sistemi imun nuk është? më në gjendje të luftojë me infeksionet. Një person me AIDS i ka CD4 nën 200 (normalisht ato duhet të jenë 600 deri në 1500 për mm3 gjak). Tani shfaqet një nga sëmundjet infektive oportunistike. Numri i këtyre sëmundjeve është rreth tridhjetë.
Infeksionet që lidhen me AIDS janë të ndryshme. Ato mund të shkaktohen nga protozoat, parazitët, bakteret dhe viruset, që kanë qenë edhe më parë në trupin e të sëmurit, por nuk ishin të afta ta mundnin sistemin imun të shëndoshë.
Nga këto sëmundje më kryesoret janë:
•? ? ? Pneumocystitis Carinii (PCR) – Protozoa.
•? ? ? Lymphoma primare e trurit- Kjo është një kancer i rrallë.
•? ? ? Sëmundje të shkaktuara nga Cytomegaloviruset(CMV). Të tilla janë Herpes Virusi që dëmton sytë, zorrën, mushkëritë, trurin.
•? ? ? Toksoplazmoza e trurit. Kjo shkaktohet nga protozoat që i mbartin macet, mishi i pagatuar dhe qumështi i pa pasterizuar.
Në vitin 1993 u shtuan në këtë radhë sëmundjesh tuberkulozi pulmonar dhe pneumonia rekurente.
Infeksioni HIV/AIDS është sëmundje shumë e rrezikshme dhe e frikshme. Duhet të themi se mjekimi i hershëm i infeksioneve oportunistike ka bërë që të sëmurët me AIDS? të ndihmohen dhe të jetojnë shumë vjet. Por AIDS mbetet një sëmundje vdekjeprurëse. Ndonëse nuk dihet mirë në se çdo njeri që infektohet me HIV kalon në AIDS, është e sigurtë që? HIV është një infeksion që mbetet për gjithë jetën dhe që në mënyrë konstante sfidon dhe kërcënon aftësitë e trupit për të luftuar me infeksionet dhe sëmundjet e tjera.
Fatmirësisht, njerëzit nuk infektohen lehtësisht me HIV. Ndryshe nga mikrobet (germet)e tjera, ky virus nuk jeton dot në ajrin që frymëmarrim, në ujin që pimë, ose në objektet që prekim. Ai kalon nga një person i sëmurë në një tjetër? vetëm me anë të kontakteve intime dhe jo me kontakte rastësore të përditshme.