Crack është forma më e lartë e adiksionit nga kokaina. Kjo praktikë, ku droga digjet dhe thithet tymi? i saj, konsiderohet një nga shkaqet madhore të infektimit me HIV midis adoleshentëve dhe të rinjve. Crack-u është një stimulant që prish frenimin (inhibicionin) për seksin dhe çon shpesh në seks të pambrojtur. Kjo drogë lidhet me seksin dhe me HIV-in edhe në një mënyrë tjetër. Përdoruesit e Crack-ut adiktohen shpejt ndaj drogës dhe e këmbejnë seksin për drogën, ose për para që të blejnë drogën.
Ky lloj seksi, që quhet seksi komercial, nuk përdor mbrojtjen dhe shpesh kryhet me partnerë që janë po ashtu përdorues drogash. Në këtë kategori të rinjsh përqindja e infeksionit HIV është më e lartë. Për sa kohë që përdorimi i drogave do të jetë shumë i përhapur, nuk ka dyshim, që rastet e të infektuarve me HIV/AIDS do të shtohen midis atyre që përdorin drogat, partnerëve të tyre seksualë dhe fëmijëve të tyre.