Pyetje:
Pershendetje, jam 1 vajze shume e dashuruar me te dashurin tim, kemi 1 vit bashke, por une kam pothuajse te njejtin problem gjate marredhenieve seksuale me te dashurin, nuk kam arritur te prishem asnjehere, do te me ndihmonte shume nje shpjegim i juaji mbi problemin tim ! Ju lutem me ktheni 1 pergjige, falemiderit!
Pergjigje:
Besoj, se me “prishje”, ti kupton orgasmen femerore. Nuk je shpjeguar mire per ate qe ju te dy beni kur beni dashuri.
Vajzat, jo gjithnje arrijne orgasmen kur bejne seks. Madje, ka gra qe kane disa femije dhe nuk e kane provuar asnje here kenaqesine e orgasmes.
Mbi 30 perqind e femrave nuk e arrijne kurre orgasmen edhe pasi jane mjekuar per kete.
Ti thashe keto qe te mos shqetesohesh, por te perpiqeni qe ta arrini orgasmen, mundesisht, bashkarisht.
Ne qofte se djali yt eshte nje ejakulator precox (qe prishet shpejt), ti e ke te veshtire te arrish orgasmen. A beni paraloje seksuale te mjaftueshme, qe ti te pergatitsh per arritjen e orgazmes?
Paraloja seksuale eshte e domosdoshme. A ke vete-masturbuar ndonjehere? Po qe se po dhe ke arritur orgasmen duke masturbuar, atehere ti je e afte ta arrish ate, duhet qe ju te dy ti pershtateni seksualisht njeri tjetrit. Ne qofte se ke masturbuar dhe nuk e ke arritur orgasmesn, atehere duhet te shqetesohesh dhe te kerkosh ndihme. Po qe se nuk ke vete-masturbuar, provo te masturbosh dhe te arrish orgasmen me masturbim. Shpjegohu me mire.
Ne kete blog ka shume materiale per orgasmen dhe si te ndihmohen vajzat per ta arritur ate. Kerko ne kategorine orgasma.
Edhe dicka te fundit, thuaj djalit tend qe kur ben dashuri, te perdore te gjitha mjetet qe ka, gishtat, gjuhen, buzet dhe penisin. Mos, nguro ti kerkosh djalit, qe ai te beje ate qe ti deshiron!
Pac fat e shendet
Doktori