Pyetje:
Doktor,
Doja të dija në se ka ndonjë mënyrë që të zëvendësohet himeni me anë të operacionit?
Unë nuk jam e virgjër, por do të martohem me një djalë që pret të jem e virgjër natën e parë të martesës. E kuptoj që mund të habiteni nga pyetja ime, por unë me të vërtetë kërkoj ndihmën tuaj.
Faleminderit.
Përgjigje:
Shqetësimi yt nuk është as i çuditshëm e as i pazakontë. Shumë vajza kërkojnë të dinë? lidhur me eksperiencat e tyre seksuale. Ato duan të dinë si të sillen me partnerët ose? bashkëshortët e ardhshëm, kur e kanë humbur virgjërinë dhe nuk duan ta humbasin të gjithë marrëdhënien. Zgjedhja, që bëjnë, për të kryer operacione për ta rikrijuar? himenin, duket drastike dhe me rreziqe. Por, edhe pse është kështu, ato vendosin ta kryejnë operacionin, sepse ky është opsioni më i përshtatshëm për to, në rrethanat që janë krijuar.
“Vërtetimi” i virgjërisë është i pabesueshëm, i pakujdesshëm dhe që në shumë raste ngatërrohet. Himeni që mungon nuk tregon gjithmonë se? një vajzë ka kryer interkursë vaginale. Himeni mund të shqyhet ose zgjerohet nga ecja mbi kalë, nga ushtrimet e baletit, nga vendosja e tamponit ose nga një ekzaminim gjinekologjik. Madje, disa vajza lindin fare pa himen. Gjaku në çarçafët e natës së parë, që kërkohet si domosdoshmëri në disa kultura dhe shoqëri, siç është dhe e jona, nuk tregon për virgjërinë ose për interkursën e parë seksuale. Ndryshe nga sa besojnë njerëzit, jo të gjitha vajzat gjakosen në eksperiencën e parë seksuale me penetracion vaginal. Një studim i vogël i publikuar në? British Medical Journal në vitin 1998 jep këtë opinion: Gjinekologia Sara Paterson-Broën intervistoi 41 nga koleget e saj gra mjeke në spitalin e Londrës dhe gjeti se 26 prej tyre nuk kishin pasur gjak në eksperiencën e tyre të parë seksuale, 14 ishin gjakosur dhe njëra prej tyre nuk e mbante fare mend.? Mungesa e gjakosjes u shpjegua nga zgjerimet e mëparshme? të himenit, ose pse disa nga këto gra e kishin himenin natyralisht më e elastik.
Të provosh se je e virgjër, ndonjëherë, ka interes dhe shqetësim të madh për shumë njerëz: për mjekët, për familjet që dëshirojnë të rruajnë traditat e tyre kulturore (në disa kultura ky problem ka të bëjë me transferimin e pasurive, me vetë gjendjen e gruas), për burrat dhe për shoqëritë që besojnë tek virgjëria dhe pastërtia femërore; dhe veçanërisht për vetë gratë. Gratë në shoqërinë tonë dhe në shoqëri dhe familje të tjera tradicionale, ndjehen nën presion, ose detyrohen të zbatojnë nocionin tradicional të pastërtisë. Ato ndjejnë frikën se turpërohen, poshtërohen, torturohen, abuzohen, madje deri edhe vriten, për humbjen e virgjërisë.
Emocionet konfliktuale janë shkak për vlerën shqetësuese, një “vërtetim” fizik për virgjërinë dhe vërtetësinë, besimin dhe respektin reciprok që përbën gurin e qoshes për marrëdhënie të shëndetëshme. Duke I marë parasysh gjithë këto faktorë duhet të shtojmë edhe stresin në vendimin. Ruajtja e vetes dhe siguria gjithashtu lozin rol vital në procesiin e marrjes së vendimit.
Nëpërmjet një proçedure që quhet hymenorraphy, doktori rikrijon himenin duke qepur së bashku pjesët e mbetura. Operacioni mund të konkludojë me vendosjen e një kapsule xhelatine mbushur me një lëndë që ngjan si gjak që do të cahet gjatë interkursës, dhe që simulon gjakderdhjen. Kur nuk ka mbetur hymen mjaftueshëm ose gruaja ka lindur pa hymen, një pjesë nga muri I vaginës përdoret për të krijuar këtë ind që mungon. Procedura është relativisht e thjeshtë dhe kryhet ambulatorisht. Në disa vende, gratë vizitohen pas disa jave pas operadionit? për të kontrolluar efektin fizik që rezultoi nga operacioni dhe problemet emocionale.
Disa kirurgë në vendet Perëndimore e kryejnë hymenorraphinë por, mos u cudisni që shumë mjekë janë të ndarë në opinionet e tyre për kryerjen e operacionit. Disa e konsiderojnë procedurën një formë të kirurgjisë plastike dhe kundërshtojnë(consent)ta bëjnë. Të tjerë frikësohen se kirurgjia furthers barazinë seksuale. Akoma të tjerë e konsiderojnë jo etike që të lejosh operacione në trupin e pacientit vetëm për shqetësime kulturore ose sociale.
Hymenorraphy në përgjithësi është ilegale në vendet ku traditat kulturore I japin shumë rëndësi virgjërisë së nuses para martesës. Procedura, Ndërkaq, akoma kryhet në mënyrë ilegale dhe me cmim të lartë. Kur kjo bëhet ilegalisht, standartet e pastërtisë, trajtimit dhe reputacioni I mjekut janë një gjë tjetër për të cilën ata duhet të shqetësohen. Disa gra japin deri në 2000 dollarë për procedurën ( e cila zakonisht koston shumë më pak rreth 100 dollarë në disa vende të botës. Për disa nga ju që i lexoni këto rreshta mund të mendojnë se kjo është një sasi parash e paimagjinueshme.
Gratë shqetësohen sepse operacioni që do të bëhet do të futet në kartelën e tyre personale. Po qe se kjo bëhet në një vend që procedura është ilegale, ky shqetësim nuk eksiston. Disa vende, sic është Holanda, e lejojnë procedurën e hymenorraphisë që të fshihet nga kartela për ngahera. Gratë që e kryejnë procedurën legalisht duhet të pyesin doktorin e tyre në se kjo do të shënohet ose jo në kartelën e tyre.
Nuk e kam të qartë në se ti ke një të fejuar sot, apo shqetësohe për dikë që mund ta takosh në të ardhmen. Vetëm disa mendime: Sa e sigurtë je se burri I ardhshëm prêt që ty të jesh virgjër? A ta ka zënë në gojë se ai e prêt që gruaja të jetë virgjër? A vërtet ju do të bëni operacion edhe në qoftë se ai prêt që gruaja e tij të jetë virgjër. Mundet që ai e di se jo të gjitha gratë gjakosen ose kanë dhimbje gjatë interkursës së parë.
Në qoftë se? e di me siguri se ai prêt që ti të jesh virgjër, ju duhet të mbani parasysh disa opcione.? Ju mund të vendosni të kryeni operacionin, ta gënjeni atë që të evitojë zëmërimin e tij e të familjes së tij dhe të ruani martesën dhe mundësisht veten. Ose, ju mund ta rishikoni çështjen e martesës tuaj me dikë që e ka me bindje se pret që gruaja e tij të jetë e virgjër. Ose, ju t’i thoni atij të vërtetën (po qe se kjo është e sigurtë se mund të ndodhin gjëra të këqia)dhe shiko çfarë do të ndodhë.
Ju mund të doni të pyesni veten në se ju e dini që burri juaj I ardhmë është I virgjër. A e prêt ti të jetë I tillë, në qoftë se jo atëhere mëso është ose jo? Në se ai nuk është, ose ju nuk prisni që ai të jetë, si ndjeheni ju nga fakti që ai prêt që ju të jeni virgjër? Në qoftë se ai nuk është a do të testohesh ai për SST përpara martesës? Në se është e qartë se ju duhet të jeni një virgjër pa asnjë konsiderim për të kaluarën e të fejuarit tuaj , atëherë ju do ta gjeni veten në një marrëdhënie jo të shëndoshë me dikë që në realitet nuk respekton barazinë tuaj në martesë. Natyrisht, në marrëdhëniet e pashëndosha, nuk është e sigurtë të pyeten të këtilla pyetje. Ndërkaq,? mund të jetë me vlerë t’i? bësh vetë këto? pyetje dhe të konsiderosh zgjedhjet e tua lidhur me të ardhmen tënde.
Ka mundësi që ju dhe burri jot I ardhmë të keni bërë një marrëveshje të ndërgjegjshme që të dy të jeni virgjër në martesë. Po qe se është kështu, atëherë ju nuk jeni e ndershme me të dhe në qoftë se ke qënë e aftë ose ke dëshiruar ta diskutosh cështjen në të kaluarën, ju duhet të jeni e ndershme me të. Ta fillosh martesën me një gënjeshtër duket sikur ta fillosh me themele që lëkunden.
Këto janë të komplikuara dhe vendime që provokojnë ankth, por ju duhet të gjeni atë që ju duhet. Derisa Hymenorraphya? është taboo dhe nuk flitet për të në shumë kultura ku është një problem, burime mbështetëse? dhe rjeta duket se nuk eksistojnë. Influencat ekonomike dhe kulturore gjithashtu limitojnë zgjedhjet që në të vërtetë ka një grua.