Pyetje:
Dua të di se pas sa kohe shfaqen shenjat e para të shtatzënisë? Nëse një vajzë mbetet shtatzënë dhe ka vetëm 4 javë (1 muaj)si duhet vepruar në qoftë se dëshiron që të mos lind cila është këshilla juaj?
Përgjigje:
Për të provuar se vajza është shtatzënë, ajo duhet të bëjë testin e shtatzënisë. Testi bëhet tek doktori ose në shtëpi. Më i sigurtë është tek doktori.
Eshtë në vullnetin e vajzës që të vendosi do ta ndërpresë apo do ta vazhdojë shtatzëninë. Natyrisht, ajo mund të konsultohet edhe me djalin e prindërit, por kryesisht është vendimi i saj.Duke u nisur nga kjo unë mendoj se do të ishte më mirë pyetjen ta bënte vajza.
Për ta prishur shtatzëninë ka dy metoda:
1-Kirurgjikale që vajza të shkojë tek doktori dhe të bëjë abortin me anë të aspiracionit ose kuretazhit dhe
2- Me ndihmën e një bari që përdoret për këtë qëllim dhe e jep doktori UR-486. Këto procedura duhet të kryen akoma pa u bërë 12 javë shtatzënia.
Kjo është mosha e shtatzënisë që aborti kryhet më lehtë dhe e lejon ligji.
Vajza të shkojë tek gjinekologu menjëherë. Kujdes! Mos bëni seks te pambrojtur.
Paci fat
Doktori