Shfaqja e AIDS-it është një moment në historinë Botërore, në të cilën të gjithë jemi thirrur të veprojmë. Është koha kur të gjithë ata që janë përfshirë në edukimin e të rinjve dhe që kanë influencë mbi ta, duhet të bëhen mbrojtës të seksit të sigurtë.
Sot, gjëja kryesore në seksologji është seksi i sigurtë dhe ky libër është për ata që vlerësojnë seksin e sigurtë më shumë se çdo gjë tjetër në edukimin seksual.
Detyra e këtij libri është t’i përgjigjet pozitivisht krizës shëndetësore e seksuale që ka përfshirë botën.
Seks-edukimi, kudo ku ai bëhet, nuk duhet të jetë më vetëm këshilla për riprodhimin; por këshilla për një çështje shumë më të madhe. Këshilla për atë, që sot është çështje? për jetë ose për vdekje, për seksin e sigurtë!
Në qoftë se kjo përmbajtje krejt e re e seks-edukimit nuk fillon tani, nesër, me siguri, vendi do të përballet me një katastrofë shëndetësore të madhe dhe me një numër shumë të madh të rinjsh që do të vdesin nga AIDS. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sot në Botë vdesin? nga AIDS mbi 2 milion njerëz çdo vit.
Është koha të mendohet për një program mbarë kombëtar për edukimin e nxënësve të shkollave lidhur me AIDS, përfshirë një informim të plotë për rrugët si përhapet dhe mënyrat si ta evitojmë përhapjen e infeksionit.
Seksi nuk duhet të trajtohet më si një subjekt i turpshëm e delikat, por të përshtatet një etikë seksuale e bazuar në të dhënat e shkencës moderne, ku detyra e gjithsecilit duhet të jetë vënia në jetë e këtyre të dhënave shkencore.? Të zbulohen e të njihen nga të gjithë faktorët që kanë? të bëjë me rritjen e kualitetit të jetës, dhe të gjithë të jenë të lirë të bëjnë zgjedhjen e tyre.
Të drejtat bazë të njeriut duhet të mbështeten mbi lirinë e zgjedhjes. Nuk ka liri në qoftë se nuk ka zgjedhje. Ne jetojmë në një moment historik special, ku? nuk mund të predikojmë normat e moralit antiseksual të së kaluarës. Ai moral sot nuk funksionon më.
Edhe pse njerëz të ndryshëm mund të kenë pikëpamje jo të njëjta për krizën shëndetësore që ka shkaktuar AIDS-i, të gjithë duhet të pranojmë se duhet të lëvizim shpejt. Seksologët, shkencëtarët dhe mjekët kudo në botë, kanë rënë dakord se arma NUMËR NJË në luftën kundër AIDS-it është EDUKIMI. Padituria (injoranca) seksuale nuk mund të shihet më si pafajshmëri (inocensë) seksuale. Padituria seksuale është thjesht padituri.
Për ditë flitet shumë për të drejtat e njeriut, por fare pak, ose aspak nuk flitet për të drejtat seksuale të njerëzve. Seks-edukimi? duhet të fillojë të marrë rolin e tij të rëndësishëm. Ai duhet t’i ndihmojë të rinjtë të kuptojnë kushtet ku ata jetojnë dhe rreziqet që i kërcënojnë.? Programet edukative, përveç të tjerave, duhet të përfshijnë edhe të drejtat bazë seksuale të të rinjve.
Sot, ka shumë zëra? që bëjnë thirrje për represion seksual ekstrem ndaj të rinjve. Ka forca politike që dëshirojnë t’i venë njerëzit nën kontroll, duke kontrolluar seksualitetin e tyre. Ka fetarë që thonë se AIDS është gjyqi i Zotit kundër botës së sotme imorale. Ka fanatikë që thonë se AIDS është Armageddon-i final i historisë. Duket sikur shumë njerëz e kanë në dorë seksualitetin e qytetarëve të lirë. E vërteta është krejt tjetër. Shkenca beson se AIDS-i mund të prevenohet pa shkelur të drejtat seksuale bazë të njerëzve.
Libri “HIV/AIDS dhe të RINJTË ” ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë të kuptojnë se çfarë është dhe çfarë nuk është AIDS.? Që të rinjtë vetë të llogarisin nivelin e tyre të rrezikut dhe të përcaktojnë çfarë ndryshimesh duhet të bëjnë në stilin e jetës së tyre seksuale, që të sigurojnë qetësinë? mendore.
Aktiviteti seksual, përfshi dhe këmbimin e lëngjeve trupore, nuk është me rrezik, kur asnjëri nga partnerët nuk e mbart virusin e HIV. Rëndësi ka? që të rinjtë të sigurohen për këtë. Por, përcaktimi në se një person e ka ose jo virusin, është i vështirë dhe kjo krijon probleme.
Seksualiteti i njerëzve është një nga aspektet? më private të jetës së tyre. Shumica e njerëzve janë kundërshtues, ose nuk duan të zbulojnë sekretet e tyre seksuale. Ata mund të bezdisen, turpërohen, ose të ndjejnë se zbulimi i të gjitha “sekreteve” mund ta lëndojë partnerin.
Përcaktimi i nivelit të rrezikut nuk është një gjë e thjeshtë. Varet nga çdo njeri që të mbrojë veten e tij. Lidhjet e besueshme dhe të përkushtuara kanë rëndësi, por nuk garantojnë plotësisht. Pak njerëz dinë në se kanë qenë të ekspozuar ndaj HIV. Edhe ata që e dinë se kanë qenë të ekspozuar druhen ta thonë. Ata mendojnë se po t’ia thonë këtë informacion, atij ose asaj me të cilin duan të bëjnë seks, do ta humbasin atë si partner seksual.
Në këtë libër, mund të kemi treguar më shumë nga sa të rinjtë kanë dëshirë të dinë për seksin dhe AIDS-in. Por, informacioni që ata morën, me siguri, do t’i ndihmojë të përcaktojnë rreziqet? dhe të marrin vendime të mira. Ata do të ndjehen të sigurtë dhe do të gëzojnë kënaqësinë që jep seksi i shëndetshëm .