Pyetje:
Përshëndetje doktor! Unë qëpo ju shkruaj jam një djalë 20 vje?ar dhe kisha nevojë për një këshillë tuajën.Unë kam një penis 19 cm(kur është full erected) dhe që në moshë relativisht të vogël kam pasur dëshirë që gjatësisë së penisit (te afirmuar) ti shtoja edhe 2 cm extra. Mund të me shpjegoni ju lutem cila është mënyra më e mirë për ta arritur këtë?
Kisha edhe 1 pyetje tjetër: Kur unë vendos prezervativin, 2-3 cm e para të gjatësisë së penisit mbesin të pambuluara,a përbën kjo rrezik për mikoorganizmat oportuniste???
Përgjigje:
Ty natyra të ka pajisur pa kursim. Gëzo këtë që ke. Janë të rrallë shkokët e tu që kanë penis kaq të madh. A e di ti sa e thellë është vagina? Vetëm 9-10 cm. Pa më thuaj, ku do ta futësh gjithë atë penis? Kënaqu me atë që ke. Në marrëdhënien seksuale, gratë më të ditura në këto pune thonë: madhësia nuk ka rëndësi, shkathtësitë seksuale të djalit e bëjnë diferencën. Penisi i madh duket se u rrit djemve vetëm vetëbesimin dhe krenarinë.
Pac fat
Doktori