Pyetje:
Përshëndetje doktor.
Une jam një vajzë 20 vjecare. Këto ditët e fundit kam filluar aktivitet fizik si hedhje me litar.Por kam vënë re dicka që më ka shqetësuar paksa. Pas hedhjeve me litar, kam parë pika të vogla gjaku në mbathje. Si punë hemoragjie shumë e vogëel.
Nuk kam asnje lloj shqetësimi apo crregullimi shëndetësor. Nuk e kuptoj pse duhet të shfaqen këto pika të vogla gjaku.
Respekte.
Përgjigje:
Nga sa thua, nuk mendoj se ka ndonjë problem që duhet të shqetësohesh. Ndodhin edhe gjëra te vogla të rastit, që pastaj kalojnë.
Derisa ndjehesh mirë dhe pa shqetësime, vazhdo jetën normalisht. Po qe se do të kesh shqetësime, shko të të shikojë një doktor.
Pac fat e shëndet
Doktori