Pyetje:
I nderuar Z. Doktor unë nuk kam ndonjë problem aq të madh por pasi pashë që shumë njerzve i keni ndihmuar vendosa që edhe unë të bëj pyetje. Jam një vajzë 16 vjec, skam pasur asnjëherë marrëhënie seksuale madje nuk di cdo të thotë puthja e parë. Por kam shikuar filma pornografik dhe disi kohëve të fundit më duket sikur vagina ka filluar të hapet jo deri në atë masë si vagina jovirgjine që janë krejtësisht të hapura por buza e sipërme e vaginës ka filluar të hapet pak.. kam frikë se mos me kalimin e kohës do të hapet edhe më shumë dhe do të shqyhet dhe do të shndërrohem në një vajzë jo e virgjër pa pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale. Kjo më duket shumë ironike të them të drejtën, por megjithatë shpresoj se do të më ndihmosh.
Përgjigje:
Urime që akoma nuk ke kryer marrëdhënie seksuale. Ti je e vogël akoma për këto marreëdhënie. Kjo nuk do të thotë që të mos kesh një shok, po qe se dëshiron, me të cilin të dilni në takime, të përkëdheleni, të putheni, pra të shkoni deri atje ku ti e sheh të arsyeshme, por kursesi marrëdhënie seksuale para moshës 18 vjec ose më shumë. Kjo varet nga ty, nga edukimi yt dhe nga ajo që ke preferuar të zgjedhësh për veten tënde.
Lidhur me shqetësimin, tënd se mos c’virgjërohesh pa kryer marrëdhënie seksuale dhe se vagina është zgjeruar, mos u shqetëso. Këto të gjitha janë fantazi të tuat, sic ndodh edhe me shumë shoqe te tuat. Vagina është një tub muskulor elastik i shtypur (kolabuar), që nuk ka hapësirë në mes. Ajo hapet e bëhet si tub kur vajza kryen marrëdhënie seksuale, ose kur gruaja është në momentin e lindjes së një bebeje. Pas përfundimit të aktit seksual ose pas lindjes, vagina kolabohet përsëri dhe kthehet në gjendjen e saj fillestare. Ato ndryshime që ti shikon ne buzet e tua vaginale, jane ndryshime te rritjes. Vajza te ndryshme i kane te ndryshme buzët dhe vaginat. Qetësohu dhe rritu e gëzuar.
Të uroj shëndet e fat
Doktori.