Pyetje:
Përshëndetje Doktor. Kam një pyetje, shpresoj të më ndihmosh.
Jam 20 vje?e dhe është hera e parë që kryej marrëdhënie me të dashurin, por marrëdhënia jonë ndodhi spontanisht, dmth ishte e padëshiruar ngaqë ne ishim duke kryer seks anal dhe penisi pa dëshirën tonë kaloi në vaginë, por ishte me shpejtësi dhe fillova gjakderdhje. Tani unë dua të di mos ndoshta do të shkaktoj ndonjë pengesë kjo marrëdhënia jonë ngaqë penisi ishte me shpejtësi dhe shumë shpejt filloi gjakderdhja? Të lutem ndihmomë se jam shumë e shqetësuar.
Përgjigje:
Historia jote është anekdotike. Shumë njerëz do cuditen dhe askush nuk do ta provojë dot. Kjo ndodh vetëm në materialet pornografike. Por pornografia nuk është as e vertetë as jetësore. Gjërat në pornografi trukohen, rregullohen, interpretohen nga artistë. Mos prisni që në jetë, gjërat të ndodhin si në pornografinë e fortë.
është e pabesueshme që penisi i djalit të dalë nga anusi dhe të hyjë pa dashje në vaginën tënde, ve?anërisht, tek një vajzë që bën seks penetrant vaginal për herë të parë.
Penisi ka hyrë në vaginë sepse ju të dy e keni dashur këtë, dhe…. mirë bëtë. Uroj të jeni kënaqur.
Por tani le të kthehemi në “dhentë tona”, si? thonë francezët.
E para : Ju keni vepruar gabim që penisin e përlyer me fekale e futët në vaginën tuaj të pastër. Vagina është ndër pjesët më të pastra të gruas. Kjo i detyrohet mikroflorës bakteriale vaginale.
Madje, vagina, është më e pastër edhe se goja. Shumë herë u kam këshilluar, që mos fusni në vaginë gjëra që nuk do t’i fusnit në gojë. A do ta fusje në gojë atë penis të përlyer me fekale?
Ka shumë të rinj që duan të kalojnë nga seksi anal në seksin vaginal. Në këtë rast, penisi duhet të lahet e të pastrohet mirë dhe të vishet një kondom. Vetëm pas kësaj duhet të bëhet penetrimi vaginal.
E dyta Lidhur me gjakderdhjen pas penetrimit të parë dhe shpejtësinë marramendëse të penetrimit, shpresoj që ?do gjë të jetë normale. Po qe se nuk ke dhimbje dhe hemoragjia ka ndaluar, shpresoj të mos ketë probleme. I vetmi problem është infeksioni, që mund të ketë hyrë në vaginë pas penetrimit anal. Problemi i shpejtësisë është di?ka relative. Këshilla ime është merrini punët avash e mos u nxitoni. Ka kohë, ndaj, zgjateni sa më shumë kënaqësinë seksuale.
Uroj shëndet e fat
Doktori