Pyetje:
Përshëndetje unë ndodhem jashtë shtetit dhe këtu janë të pakta shpjegimet që na japin doktorat, pyetja ime është disi e vecantë.Unë kam njojhur një dialë dhe kemi 4 muaj që flasim vetëm në internet, se ai jeton shumë larg. Kështu jemi njohur, por ai ka rënë në dashuri me mua dhe në gusht do takohemi nga afër. Por ai ka një problem që na shqetëson, sa shikon fotot e mia në tel ose dhe kur ne flasim ai mund të prishet mbi 5- 6 herë. Cfarë do të thotë kjo gjë ?
Përgjigje:
Une nuk di sa vjec jeni dhe ku jetoni, por për djem të rinj kjo është dicka që ndodh.
Nuk ka gjë për t’u shqetësuar, ka mundësi që kur të takoheni punët të bëhen më mirë.
Sido që të jetë, i thuaj djalit tënd të kërkojë në këtë blog për kategorinë Prishja parakohe, ose ejakulacioni prematur. Të lexojë atje për ushtrimet e Kegelit dhe të ushtrohet para se të takohet me ty. Kjo do ta ndihmojë ta vejë nën kontroll prishjen. Po ashtu duke masturbuar, ose kur ka ereksion duke pare fotografitë e tua, të provojë ta pickojë kokën e penisit kur vjen puna për të prishur. Kur vetë- masturbon, të përpiqet ta ndërpresë e ta rifillojë. Të gjitha këto ndihmojnë për të krijuar zakone të reja seksuale.
Uroj të bashkoheni shpejt dhe të keni fat.
Doktori