Pyetje:
Përshëndetje doktor.. jam një vajzë 21vjec kam marrëdhënie seksuale..kam probleme me vaginën. Më del lëng i bardhë dhe si copëza të vogla të bardha nga vagina. Kam kruarje, nuk di cfarë po ndodh?! Nuk e kam pasur më parë këtë problem, por tashmë u bë gati 1 vit që e kam. Më vjen disa ditë, ndalon por pas disa ditëve fillon përsëri, më shumë del gjatë marrëdhënies seksuale, ju lutem më ndihmoni.
Përgjigje:
Ka shumë mundësi që të jesh infektuar.
Ndërprit të bësh seks, dhe bashkë me partnerin shkoni tek një doktor për t’u vizituar dhe të bëni analizat.
Në rast se jeni të infektuar, mjekohuni njëkohësisht dhe mos filloni marrëdhënie seksuale pa u shëruar.
Kujdes, bëni seks të sigurtë, që do të thotë përdorni kondomin cdo herë që bëni seks. Për të qenë e sigurtë edhe ndaj shtatzënive të padëshiruara, ti duhet të përdorësh edhe një mjet antikonceptiv.
Paci shëndet
Doktori