Pyetje:
Përshëndetje doktor.
Jam një vajzë 14 vjeçare. Lëngu që më del nga vagina ka ngjyrë të verdhë , ka erë jo shumë të keqe, por ka pak dhe kam gjithashtu pak kruajtje. Dhimbje nuk kam. Menstruacionet nuk më kanë ardhur ende. Shkaku që në vaginë kam kruajtje dhe pak erë është shenjë e ndonjë infeksioni?
Ju lutem më ktheni përgjigje.
Faleminderit.
Përgjigje:
Nuk më thua asgjë për jetën tënde seksuale. A ke filluar të bësh seks?
Në qoftë se ke filluar të bësh seks të pambrojtur, mund të kesh një infeksion vaginal. A i ke të zhvilluar gjinjtë? Po qe se gjinjtë kanë filluar të zhvillohen, atëherë, prit se do të vinë dhe menstruacionet. Lëngjet që rrjedhin nga vagina tregojnë se shpejt menstruacionet do të fillojnë. Po qe se je e infektuar (ke filluar seksin) atëherë, shko vizitohu dhe mjekohu për infeksionin bashkë me dashnorin tënd. Duhet pa tjetër të mjekoheni të dy.
Uroj shëndet dhe fat.
Doktori.