Pyetje:
Përshëndetje Doktor,
Kam një pyetje pak sa të ndërlikuar sepse më shqetëson shumë ky rast….do ju lutesha të më përgjigjeshit sa më shpejt.
Jam 28 vjeç, para 2 viteve më kanë dhunuar dhe kalova në depresion. U shërova dhe shumë kohë skam folur me askënd….para 4 muajsh fillova të bisedoj me dikë që e njihja nga fëmijëria ime, u lidhem mire, e vura në dijeni për atë që më kishte ndodhur me parë. Ai nuk jeton afër meje, është në Zvicër. Në muajin janar isha në Zvicër dhe në marrëdhënien e parë që u zhvillua me paraloja, me kujdes maksimal mbas orgazmës më doli shumë gjak, mendova mos ishin periodat para kohe ose gjakderdhje mbasi mendoja se ende jam e virgjër…pas 2 javëve erdhi i dashuri në vendlindje dhe natën që filluam përsëri marrëdhënien si herën e parë me paraloja në fund përsëri pata shumë gjakosje në çarçaf…më propozoi të shkoja tek gjinekologu por e lashë edhe njëherë po qe se ndodh e njëjta atëherë patjetër do të kërkoja ndihmë nga mjeku…bëm pushim 4 ditë, pas 4 ditëve kur provuam përsëri dmth patëm një gjakderdhje të jashtëzakonshme sa që meënjëherë morëm intervenim ne spital dhe ju nënshtrova një operacioni mbasi kisha një çarje (se di si e kishte emrin vendi qe kisha çarje mbasi skam lidhje me emrat e mjeksisë) mirpo doktorët më thanë se këto raste ndodhin kur nuk ka paraloja të mjaftueshme dhe se psikologjikisht gjatë marrëdhënieve ke qëndruar e shtrënguar ndërsa partneri ka qën i liruar tërësisht, ndërsa tjetra më tha se e ke vaginën e ngushtë dhe duhet shumë kujdes gjatë marrëdhënies…un ua shpjegova se gjithça kanë qën të pranishme por idenë se kemi as une e as partneri si ka mundësi të ndodh që në çdo marrëdhënie të kem gjakosje të mëdha ndërsa tek e treta herë përfundova në sallën kirurgjikale,,,,kam përdorur edhe ilaçe kundër infeksioneve, bëra edhe kontrollin javor, mirë isha,,…tani ndihem pak më mirë por psiqikisht më rri në kokëse mos kam ndonjë sëmundje…partnerit i përfundoi pushimi, ai iku dhe ne nuk e vazhduam më marrëdhënien,.,,,por kam frikë të kem përsëri marrëdhënie ….e para si mund të largoj nga koka këtë që ndodhi mbasi çdo ditë më parafytyrohet momenti kur pata gjakderdhje afër 1 litër e gjysmë,,,,dhe e dyta nga ka ardhur kjo ose çka duhet të bëj….të bëj analizadhe kontrolle më të detajuara apo çka më sugjeroni….
Ju përshëndes dhe ju falenderoj nga zemra nëse më ndihmoni sadopak për rastin tim dhe nëse më përgjjigjeni sa më parë….
Përgjigje:
Përdhunimi është një traum shumë e rëndë psikologjike për një vajzë.? Ky eshte problemi kryesor për një vajzë dhe grua të përdhunuar. Të uroj që e ke kaluar këtë moment.
Problemi për të cilin aknkohesh është vështirë t’i japësh përgjigje pa vizitë mjekësore. Janë shumë të rralla rastet kur vagina e vajzës, nuk adaptohet në gjatësi dhe gjerësi, për të pritur një penis të erektuar, të çdo madhësie. Rëndësi ka përgatitja e vaginës për të pritur mikun. Kjo përgatitje bëhet gjatë paralojes seksuale ose nxemjes. Ja pse punët e seksit, duhet të merren me ngadalë. Kur lubrifikimi vaginal nuk është i mjaftueshëm, atëherë duhet të përdoret lubrifikim artificial shtesë. Vajza duhet të jetë totalisht e relaksuar, pa asnjë presion psikologjik.
Ti thua se gjatë marrëdhënies ke arritur orgasmën. Duket pak e pabesueshme, që në kushtet e një gjakosje dhe dëmtimi indor kaq të madh, që të çoi në sallën e operacionit, të arrihet orgasma.
Ajo që do të këshilloja? së pari është të shkosh për vizitë tek një mjek Obstetër/gjinekolog që të ekzaminojë gjendjen e vulvës dhe vaginës tënde.
Pasi të jesh siguruar se nuk ka defekte e deformime, fillo të besh seks vaginal. Marrëdhënia seksuale duhet të jetë e zgjatur, e këndëshme dhe relaksuese. Lexo në këtë blog, për marrëdhënien seksuale për herë të parë. Atje ka shume materiale.
Po qe se ka defekte dhe deformime në vulvë dhe vaginë, doktori duhet t’i rregullojë këto dhe marrëdhënia seksuale vaginale penetrante, duhet të fillojë kur të thotë doktori.
Shko tek mjeku menjëherë.
Uroj shëndet dhe fat
Doktori