Themi seksi më i sigurtë sepse seks krejtësisht të sigurtë nuk ka e nuk mund të ketë.
Faktori numër një i seksit më të sigurtë është përdorimi i kondomit prej lateksi sa herë që njerëzit bëjnë seks oral, anal dhe vaginal.
Disa rregulla për përdorimin e kondomeve:
1. Të përdoren gjithmonë kondome lateksi. Të mos përdoren kondome të përgatitura nga lëkura e kafshëve, ose me material tjetër natyral.
2. Të kontrollohet para përdorimit? data e skadencës në zarf.
3. Të ruhen kondomet në vend të freskët të thatë. Në portofol është mirë të mbahen, por jo më shumë se 2-3 ditë dhe në zarf.
4. Kondomet janë të lubrifikuara. Po të duhet më shumë lubrifikant të përdoret lubrifikanti KY, geli- H-R. Të? mos përdoren lubrifikantë vajorë si vazelina, vaji? i fëmijëve ose vaji mineral.
5. Kondomi të vendoset dhe të hiqet me kujdes. Të vendoset kur penisi është i erektuar, por para se të fillojë kopulimi.? Të lihet pak vend në majë për spermën që do të grumbullohet atje.
6. Kur do të hiqet, kondomi duhet të mbahet me dorë që të mos derdhet sperma. Penisi duhet të dalë jashtë vaginës? menjëherë pas ejakulacionit- kur penisi është akoma i erektuar.
7. Kondomet e përdorura duhet të flaken. Sa herë që bëhet kopulim duhet të përdoret një kondom i ri.
Këto porosi mund të duken të tepërta dhe të bezdisura, por askush nuk bëhet menjëherë ekspert. Duhet praktikë dhe eksperiencë.
Kondomet mund të blihen kudo. Nuk ka nevojë për recetë. Shumë njerëz blejnë kondome çdo ditë dhe shitësit janë mësuar t’i shesin ato. Askush të mos ketë droje të blejë kondome, vajzë ose djalë qoftë..
Mbrojtëset plastike dentare, ose të quajturat “dental dams”, duhen të përdoren për seksin oral.
Kondomet femërore – ndihmojnë gratë të ruajnë veten e tyre kur nuk presin bashkëpunim nga partneri. Ato janë më pak efektive nga kondomet mashkullore. Në të ardhmen do të prodhohen kondome femërore më efektive dhe më të lehta në përdorim.
Pse nuk i përdor kondomet çdo i ri seksualisht aktiv, kur ato janë kaq efektive kundër HIV-it?
Burrat janë ata që refuzojnë më shumë të përdorin kondomin. Disa thonë se u pakësohet kënaqësia seksuale. Të tjerë nuk kuptojnë rrezikun e seksit të pa mbrojtur. Por ka edhe disa të tjerë që, për çudi,? dëshirojnë të infektohen me HIV ose një tjetër SIS.
Mund të duket shaka, por seksi i pambrojtur është rrezik i madh për HIV. Përgjegjësia për t’u mbrojtur nga HIV/AIDS është e të dy partnerëve. E para dhe më e rëndësishmja gjë që çdo çift duhet të diskutojë lidhur me marrëdhënien seksuale është seksi i sigurtë.
Të bisedohet për mbrojtjen nga HIV, është pjesa më me rëndësi në një marrëdhënie seksuale. Diskutimi duhet të përfshijë faktorët e rrezikut të mundshëm. Këtu hyjnë eksperiencat e mëparshme seksuale të të dy partnerëve dhe historitë për përdorimin e drogave. Ata duhet të diskutojnë se si do ta bëjnë seksin më të sigurtë.
Një person i infektuar me HIV mund ta përhapë virusin tek shumë të tjerë duke u angazhuar në sjellje të rrezikshme. HIV transmetohet nga një person tek një tjetër nëpërmjet kontaktit direkt me spermën, sekrecionet vaginale, ose me gjakun e personit të infektuar.
Magic Johnson
Kjo mund të jetë jo romantike dhe e? bezdisshme. Por, pak momente jo shumë të këndshme, janë një çmim fare i vogël që do të paguhet për një jetë të tërë të shëndetshme. Po qe se personi nuk është i aftë ta bëjë këtë bisedë me partnerin e tij, le të tërhiqet disa hapa prapa dhe të mendojë në se duhet të bëjë seks. Të dy partnerët, sëbashku, duhet të mendojnë për marrëdhënien seksuale.
Shumë njerëz përgatiten me kohë për këtë. Ata e kanë larguar ndrojtjen dhe? turpin për të diskutuar lidhur me HIV dhe seksin e sigurtë.
Kultura seksuale në përgjithësi dhe mësimi i edukatës seksuale në shkollë ndihmojnë që të rinjtë të gjejnë mënyrën e përshtatshme për të biseduar për këto probleme. Po qe se shkolla nuk ua jep të rinjve këtë mbështetje, ata duhet ta bëjnë me shokët e tyre. Të diskutojnë pse seksi më i sigurtë është me rëndësi për ata dhe të gjejnë mënyrat si t’ia komunikojnë ndjenjat e tyre partnerit. Ata nuk duhet ta fshehin informacionin që kanë marrë për? AIDS-in, e as të mos mendojnë për përgjigjet standarde si këto:“ Pse ti nuk ke besim tek unë?” ose “ Ti nuk duhet të bësh kaq shumë kujdes për mua”. Ata duhet të marrin vendime të sigurta dhe të përcaktuara qartë. Ky nuk është një kundërshtim i diskutueshëm. Të gjithë kanë të drejtë të insistojnë për të bërë seks më të sigurtë dhe të largohen nga çdo partner seksual që kundërshton të kryejë marrëdhënie seksuale të sigurta.