Pyetje:
Përshëndetje Doktor,
Kam një femër me të cilën ja kaloj shumë mirë,? por kurrë nuk kemi? marrë një vendim për? të bërë seks, mbase jemi të rinj dhe unë personalisht kam frikë të bëj seks, mbase friksohem se mos e lë shtatzënë. Pyetja ime është si mund të mbrohemi nga shtatzënia.
Kalofsh mirë.
Përgjigje:
Nuk më thua sa vjeç? jeni ju të dy?
1. Nëse jeni nën 17 vjeç, unë them se mirë bëni që nuk keni filluar të bëni seks.
2. Në qoftë se jeni më të rritur dhe dëshironi të bëni seks, ju duhet të bëni seks te sigurtë, që do të thotë të përdorni prezervativin sa herë që të bëni seks. Përdorimi i prezervativit është i domosdoshëm sepse ai mbron nga shtatzënia dhe nga sëmundjet infektive seksuale, të cilat janë? problem? dhe janë shumë të përhapura, madje, ka prej tyre që janë dhe shumë të rrezikshme. Shumë vajza për t’u mbrojtur nga shtatzënia përdorin antikonceptivet hormonale. Këto barna mbrojnë nga shtatzënia por nuk mbrojnë nga sëmundjet. Ato kanë edhe disa efekte anësore jo të mira për vajzën.
Edhe një herë, mënyra më e mirë për të bërë seks të sigurtë është përdorimi i prezervativit.
Në blogun seksologu.com ju do te gjeni shumë materiale për përdorimin e prezervativëve. Lexojini ato me kujdes.
Uroj fat dhe shëndet!
Doktori.